Gjekmarkaj takime në Suedi: Ndamë shqetësimet që lidhen me sfidat e demokracisë në Shqipëri

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetar i PD, zhvilloi një vizitë zyrtare treditore në Suedi, ku zhvilloi takime të rëndësishme me homologët suedezë.

Teksa u shprehu mirënjohjen e PD dhe kryetarit të saj, Sali Berisha, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që institucionet dhe populli suedez i kanë dhënë Shqipërisë gjatë 35 viteve të tranzicionit demokratik, Gjekmarkaj i garantoi ata për angazhimin e plotë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

“Gjatë takimit ndamë shqetësimet kryesore që lidhen me sfidat e demokracisë në Shqipëri: legjitimitetin e zgjedhjeve, pavarësinë e drejtësisë dhe funksionimin e plotë të Parlamentit. Diskutuam gjithashtu problematikat e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, presionin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe cenimin e vazhdueshëm të të drejtave të opozitës’, thuhet në mesazhin e Gjekmarkajt, i publikuar në rrjetet sociale.

Postimi

Vizitën zyrtare 3-ditore në Suedi pata kënaqësinë ta nis me një takim të rëndësishëm dhe dreke pune me Nënkryetarin e Parë të Parlamentit, Z. Kenneth G. Forslund, së bashku me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme, Z. Aron Emilsson, dhe Nënkryetaren e Komisionit për Bashkimin Evropian, Znj. Matilda Ernkrans.

Në emër të Partisë Demokratike dhe liderit të saj, Prof. Dr. Sali Berisha, shpreha mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që institucionet dhe populli suedez i kanë dhënë Shqipërisë gjatë 35 viteve të tranzicionit demokratik. I garantova për angazhimin tonë të plotë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në avancimin e procesit të integrimit evropian të vendit tonë.

Gjatë takimit ndamë shqetësimet kryesore që lidhen me sfidat e demokracisë në Shqipëri: legjitimitetin e zgjedhjeve, pavarësinë e drejtësisë dhe funksionimin e plotë të Parlamentit. Diskutuam gjithashtu problematikat e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025, presionin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe cenimin e vazhdueshëm të të drejtave të opozitës.

Këto çështje u pritën me mirëkuptim nga parlamentarët suedezë, të cilët shprehën gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e këtyre sfidave dhe në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Po ashtu, u njoftuam se një delegacion nga Komisioni për Punët e Jashtme do të vizitojë Shqipërinë muajin e ardhshëm për të parë nga afër këto zhvillime.

Mirënjohës për mikpritjen dhe dialogun e hapur, bashkëpunimi dhe mbështetja ndërkombëtare mbeten kyçe për një Shqipëri më demokratike dhe më pranë Evropës.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …