Malltezi: Rama grabiti pronën që do bëhej shkollë për t’ia dhënë Karlo Bolinos!

Pas shtyrjes së seancës gjyqësore me Karlo Bolinon, Jamambër Malltezi ka dhënë një deklaratë për media nga GJKKO, lidhur me grabitjen e pronës së bërë në mes të Tiranës nga Edi Rama.

Sipas Malltezit, prona ku sot janë ndërtuar zyrat e televizionit të Bolinos, është dhënë nga pronarët për t’u ndërtuar shkollë. Mirëpo, sipas Malltezit, kjo pronë u grabit brenda nëntë muajsh nga Rama, për t’ia dhuruar më pas leçjanit Karlo Bolino.

Jamambër Malltezi: Trualli vërtet ishte publik momentin e fundit, po para 100 vjetësh ka pasur pronarë. Trualli ka qenë Begeja, ka qenë Lagami, ka qenë Pllumi, kanë qenë disa familje tiranase. Këto familje nuk e kërkuan më kur morën vesh që u bë shkollë, do bëhej shkollë për komunitetin. E dhanë. Ja lanë komunitetit. Por erdhi Edi Rama, me katër VKM brenda nëntë muajsh, vodhi, grabiti tokën që ishte caktuar për shkollë, bashkë me ndërtesën dykatëshe, për të bërë një bunker shpifjesh. Keni parasysh, sa herë e kaloni pultin e televizionit tek ai kanal, kini kujdes, po ju vjedh. Po ju vjedh edhe kur ju tregon valët. Pse? Sepse po ju vjedh me Bunk’art 1-shin, Bunk’art 2-shin. Pse mos t’i merrnin tiranasit? Tiranësit të cilëve ju është vjedhur toka, ju janë vjedhur pronat. Pse mos kompensoheshin me këto prona publike? Pse duhet të vinte një leçjan t’i vidhte këto prona publike mes Tiranës? Qoftë Bunk’art 1-shin, qoftë Bunk’art 2-shin, qoftë tokën e Begejave, qoftë tokën e Lagamcave, qoftë ndërmarrjen që ishte caktuar për, për shkollë.

Keni parasysh para dy javësh këtu e patë, kur iku me vrap Carlo Molino, nuk pranoi t’ju jepte juve prononcim. A e keni? Ju ishit, i kishit kamerat. Iku, u përvodh. Ç’është ky njeri? Që edhe të çon në gjyq dhe vidhet, përvidhet. Pse ka frikë të përballet? Kaq besim ka ai te, me nder jush, drejtësia e re? Unë kam lënë, kam lënë studimet me studentët sot, që të respektoj gjykatën, hajde vëlla. Hajde i ballafaqojmë të gjitha. Se ke ardhur nga ana e anës ke vjedhur tokë publike mes Tiranës. Shumë herë më keq se cilido hajdut që mund të ishte në Itali. Se cilido hajdut vjedh një lekë, dy lekë, po nuk vjedh prona publike me tokë e me ndërtesa e me bunkart e me të gjitha me radhë. Kështu që ne jemi në përballje. Tiranësit janë për përballje ndaj këtij regjimi. Është një regjim që ju vjedh në çdo moment. Është një regjim nga të cilin ju nuk merrni asnjë qindarkë mbrapsht.

Është një regjim që ju ka vjedhur 400 milionë euro me inceneratorët dhe zero lekë janë kthyer në buxhet të shtetit. Është një regjim që ju vjedh 600 milionë euro me AKSH-in dhe zero lekë është kthyer në buxhet të shtetit. Pse? I ke te vilat e Surrelit, te sarajet e Surrelit janë. 600 milionë euro. Ke 105 milionë euro që vidhen me dy anije në Vlorë. Sa është kthyer në buxhet? Zero. Sepse ju vjedhin. Dhe ndërkohë përdorin këto pagatorët, lëpirësit e pushtetit, që i ‘kon’ Edi Rama me toka të familjeve private, për të shpifur dhe për të lëpirë pushtetin.

About Redaksia

Check Also

Zjarri te pallati i Armand Lilos ishte paralajmëruar nga profesionisët, asnjë nuk i dëgjoi

Zjarri që shpërtheu sot në kompleksin e pallateve të ndërtuar nga kompania në pronësi të Armand Lilos, …