Zhupa: Samiti i Diasporës u kthye në samit propagande elektorale!

Kryetarja e komisionit të Diaporës në Kuvend, Ina Zhupa foli në hapje të Komisionit të Diasporës për samitin që po zhvillohet në Tiranë.

Në postimin e saj në Facebook, Zhupa, përveçse nënvizoi mos-përfshirjen e komisionit dhe mungesën e transparencës, theksoi faktin se samiti po përdorej si një mbledhje elektorale e partisë në pushtet.

Ina Zhupa: Samiti ishte një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar qasjen e politizuar që ka qeveria ndaj diasporës dhe përdorimin politik që do t’i bëjë këtij samiti për propagandë elektorale, dhe aspak për përfshirjen reale apo një qasje shtetërore për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit.

Jam e keqardhur që njerëz të ndritur, njerëz që kanë besuar se samiti mund të ishte serioz, kanë ardhur dhe janë përfshirë, por gjenden përballë propagandës qeveritare, përballë sloganeve si “Shqipëria 2030”, përballë unilateralizmit të përfaqësimit monopolistik dhe nuk gjejnë dot atë që duhet të gjejnë: një Shqipëri me një fytyrë pak më evropiane, që pretendon dhe diskuton për integrimin në Bashkimin Evropian.

About Redaksia

Check Also

Hajdari i Ramës/ “Nuk më preukupon ku do strehohen banorët që ju dogjën shtëpitë”

Pas flakëve që përfshinë pasditen e sotme kompleksin rezidencial të ndërtuar nga kompania “Arlis” e …