Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që shpjegon të vërtetën për Samitin e Propagandës organizuar nga Rama me gjoja diasporën.
Qytetari shkruan se, sot me urdhër verbal (nga lart) po detyrojnë gjithë ministritë të dërgojnë specialistë për të mbushur vendet bosh, dhe mjaft të hedhësh një sy në çdo ministri që janë pothuajse bosh.
Postimi
Drejtori digjital denoncon:
Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
Përshëndetje Doktor Berisha. Samiti i Diasporës po shkon drejt dështimit nga mungesa e pjesëmarrjes dhe braktisja e atyre që ishin ftuar. Sot me urdhër verbal (nga lart) po detyrojnë gjithë ministritë të dërgojnë specialistë për të mbushur vendet bosh, dhe mjaft të hedhësh një sy në çdo ministri që janë pothuajse bosh.
Drejtorë dhe Përgjegjës Sektorësh as që nuk janë paraqitur fare dje në punë sepse kanë qenë në Samit, dhe shumë prej tyre u panë edhe në televizor ulur në sallë sikur të ishin nga diaspora.
Sot po na detyrojnë qe me te gjithë specialistët që të shkojmë të mbushin sallat. Kjo është sa qesharake dhe aq poshtëruese se ç’punë kemi ne dhe specialistët të shkojmë në takimin me diasporën, aq më tepër që s’kemi as agjendën, s’dimë as temat që do diskutohet, pra asgjë, të shkojmë të mbushim sallën si delet.
Faleminderit nëse e bëni publike.
Gazeta RD