Berisha: Amant Josifi u arratis në Dubai i shoqëruar nga Olsi Rama pasi u vodhi 2.2 miliardë euro pensionistëve europianë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Amant Josifi u arratis në Dubai i shoqëruar nga Olsi Rama pasi u vodhi 2.2 miliardë euro pensionistëve europianë! Ata mbrohen nga famëziu Dumani.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, kur policia e vendeve të huaja zbuloi rrjetin, kreu i Skapit, famëziu Dumani u tha shqiptarëve se për Amant Josifin nuk kemi mandat arresti.
Si mor të mos ketë mandat arresti për Amant Josifin, i cili me grupin e tij kishte vjedhur 2.2 miliardë euro.
Në këtë parlament është denoncuar.
U kërkonte të dorëzonin Bitcoinin në kuletën e tij dixhitale dhe i garantonte se do ta merrnin me këtë interes.
Dhe këtu kishte konvertuesin e Bitcoinit.
Dhe pasi i dërgonte në Dubai apo i konvertonte dhe i inkasonte në bankat e krimit, pensionisti kërkonte paratë që nuk i merrte kurrë.
Amant Josifi u arratis në Dubai i shoqëruar thonë nga Olsi Rama, por një gjë është e sigurt që call-centerat e tij mbroheshin nga shteti.
Dhe kur Spanja e gjeti në Dubai dhe kërkoi ekstradimin, përsëri Altin Troplini jo tha, po e heton Spanja.
Pra, kjo është një veprimtari e mbrojtur nga shteti, një veprimtari kriminale e tmerrshme që turpëron Shqipërinë, që damkos Shqipërinë.
Dhe vini re, asnjë rast policia shqiptare nuk ka një aksion të vetin.
Që të gjitha janë të ndërmarra nga policia gjermane, italiane, austriake kjo e fundit, spanjolle dhe policitë me radhë.
A ka turp më të madh mor?
Dhe ju rrini dhe shikoni. Dhe ju nuk e çelni gojën se e dini se është Olsi.
Dhe thua pastaj të mos denoncojmë. Si të mos denoncojmë? Të bëhemi bashkëfajtorë me ju dhe hajdutët tuaj?
Dhe thoni pastaj të fshehim këto.
Po a fshihen këto?
Po fshehja e tyre është krim kombëtar.
Nga krim shtetëror, në qoftë se opozita nuk i denoncon, kjo shndërrohet në një krim kombëtar.
Po kjo nuk do ndodhë kurrë.
Kurse juve ua kanë qepur gojën.
E morët vesh historinë? E çeli gojën Ulsi, e çeli. Guxoi dhe i tha Lubisë, të keqen i tha, të mos kemi të barrë më.
Iku, e shitoi zana.
Iku nga kandidatura. Le se ai bën sikur nuk e di, nuk merrem me të unë.
Po merrem me të.
Vetëm se guxoi t’i thoshte aman të keqen Lubi…

About Redaksia

Check Also

Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e …