Berisha: Narko-mazhoranca me lobimin korruptiv të saj ka përjashtuar shqiptarët nga procesi i integrimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një dalje për mediat jashtë sallës së Kuvendit tha se, narko-mazhoranca me lobimin korruptiv të saj ka përjashtuar shqiptarët nga procesi i integrimit.

Ai tha se, qeveria është një institucion i antitransparencës në Shqipëri, një institucion që bën gjithçka të fshehë ndaj shqiptarëve.

Berisha: Qeveria është një institucion i antitransparencës në Shqipëri, një institucion që bën gjithçka të fshehë ndaj shqiptarëve.
problemet madhore të jetës së tyre, ndër të cilat edhe procesin e integrimit.

Shqipëria është i vetmi vend që negocion bazuar në lobime korruptive dhe jo në parimet themelore të përcaktuara nga BE për procesin e integrimit.

Narkomazhoranca me lobimin korruptiv të saj arrin të përjashtojë totalisht shqiptarët nga procesi i integrimit.

Në qoftë se serbët, maqedonasit, marrin informacion të saktë pas çdo takimi në Bruksel, qeveria shqiptare nuk publikon qoftë dhe një fjalë të vetme nga ato mbledhje, të cilat vendosin për fatin e integrimit të të gjithë shqiptarëve.

Në qoftë se në të gjitha vendet përreth, ju e keni dëgjuar raportin IBAR, çfarë është raporti IBAR, raporti IBAR është raporti i vlerësimit të ndërmjetëm, jo përfundimtar të dy kapitujve kryesorë, kapitujt për themeloret, shtetin ligjor, drejtësinë dhe luftën kundër korrupsionit.

Ju duhet ta dini se opozita merr vesh përmes miqve të saj në takimet e COELA-s, sepse qeveria nuk jep asnjë njoftim.

Ndërkohë përfaqësuesi i qeverisë, ky nuk është një proes i mbyllur brenda përfaqësuesve të vendeve anëtare, aty merr pjesë përfaqësuesi i qeverisë shqiptare, i cili merr përsipër të mos i thotë asnjë fjalë vendit të tij, përveçse kryeministrit dhe ministrit të tij.

Pra, Shqipëria nuk e bazon procesin e integrimit në një proces transparent dhe gjithëpërfshirje, por e bazon këtë proces në lobime të turpshme korruptive.

Dhe unë i bëj thirrje Komisionit Europian, i bëj thirrje BE, u bëj thirrje vendeve anëtare të denoncojnë këtë praktikë të turpshme, unike, asnjë vend tjetër nuk e ndjek.

E kundërta ndodh.

Ngrihen këtu dhe akuzojnë opozitën për fjalimet që mban në Strasburg, për kërkesat që paraqet.

Tani, duhet t’u them ju, ne kemi deklaruar dhe deklarojmë me përgjegjësi të plotë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se ky vend, përveç kriterit gjeopolitik, ky vend në mënyrë absolute nuk plotëson asnjë kriter tjetër të kërkuar nga BE në procesin e integrimit.

Ne sigurisht në takimet tona kemi faktuar shkarjen e tmerrshme mbrapa të demokracisë në Shqipëri që nga heqja e procesit të monitorimit.

Cilat janë?

Farsa madhore elektorale.

Kartelet e drogës omnipotente, nuk i themi vetëm ne, i thotë gjithë Europa tani.

Bllokimi i tmerrshëm i ndëshkimit, i arrestimit të Lubi Ballukut nga Edi Rama për shkakun e vet.

Pra janë një përqendrim total i të gjitha pushteteve në duart e Edi Ramës.

Këto janë prapa kthehu.

Kurrë njëherë më parë nuk janë dhënë 28 mijë hektarë kanabis në fushatë elektorale.

Kurrë njëherë më parë nuk janë falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Kurrë ndonjëherë më parë nuk janë arrestuar liderët e opozitës në vitin elektoral.

Po marr vetëm këto shembuj.

Atëherë çfarë do themi ne? Që Shqipëria po bën përpara? Jo, ne do shkelmonim interesat themelore të çdo qytetari shqiptar nëse pohojmë këtë.

Ne u themi partnerëve se Shqipëria ka kthim të madh mbrapa.

U themi partnerëve dhe miqve tanë se duhet hequr dorë përfundimisht nga procesi i integrimit i bazuar në lobim korruptiv dhe duhet të insistohet që ky proces të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Ju e keni parë, aktin e parë që bënë me hapjen e këtij parlamenti, e morën komisionin e integrimit.

E kishte zonja Tabaku, e cila sigurisht që do mbronte interesat e shqiptarëve dhe shtetit ligjor, demokracisë në atë komision, dhe ia hoqën atë.

Ai vendim në Gjykatë Kushtetuese është marrë vetëm e vetëm se këta me çdo kusht donin ta përjashtonin opozitën nga procesi i integrimit.

Vijnë tani dhe ngrihen në parlament e thonë se këta bëjnë denoncime.

Ne këto i bëjmë këtu, ne u themi në Strasburg dhe në Bruksel po këto që themi këtu.

I themi anglisht apo shqip, kjo është sipas mjedisit që komunikojmë.

Por ne nuk themi atje asgjë më shumë se këto që themi këtu në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e …