Gjekmarkaj në parlamentin suedez: Mbështetje e fortë për integrimin në BE mes shqetësimeve për demokracinë

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë (Riksdag), ku u takua me Kryetarin e Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Denis Begic, si dhe me deputetët Magnus Jakobsson, Björn Söder, Viktoria Tiblom, Aida Birinxhiku dhe Carina Ödebrink.

Takimi u fokusua në forcimin e marrëdhënieve ndërparlamentare dhe në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë kësaj vizite, Gjekmarkaj ndau me homologët suedezë shqetësimet kryesore të opozitës dhe shoqërisë shqiptare mbi zhvillimet demokratike në vend, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare në procesin e integrimit evropian.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Parlamentit suedez rikonfirmuan mbështetjen e gjerë politike për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe gatishmërinë për të kontribuar në këtë proces.

Postimi

Në përmbyllje të vizitës zyrtare në Parlamentin e Suedisë (Riksdag), zhvillova një takim me Kryetarin e Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor, Z. Denis Begic dhe deputetët anëtarë të këtij Grupi, Z. Magnus Jakobsson, Z. Björn Söder, Znj. Viktoria Tiblom, Znj. Aida Birinxhiku dhe Znj. Carina Ödebrink.

Fillimisht, shpreha kënaqësinë e veçantë që në përbërje të Parlamentit janë edhe dy deputetë shqiptar, ashtu si edhe dy eurodeputetë të Suedisë në Parlamentin Evropian, dëshmi kuptimplotë e integrimit të komunitetit shqiptar në nivelet më të larta institucionale, çka forcon akoma edhe më shumë lidhjet miqësore ndërmjet vendeve dhe shoqërive tona.

Gjatë takimit me kolegët tanë në parlamentin suedez ndamë disa nga shqetësimet kryesore të opozitës dhe shoqërisë shqiptare të lidhura me mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, cënimin e pavarësisë së pushtetit gjyqësor nga ndërhyrjet politike të mazhorancës dhe degradimin e parlamentarizmit, nëpërmjet shkeljes recidive të të drejtave të anëtarëve të opozitës.

Megjithë këto probleme të mrephta, shpreha bindjen e thellë se rruga e vetme e Shqipërisë është integrimi i shpejtë dhe i plotë në Bashkimin Evropian, si një mundësi efektive për të vijuar reformimin dhe progresin e vendit tonë brenda familjes evropiane.

I lumtur të dëgjoja që, pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme për çështjet e brendshme, të gjitha partitë politike në Parlamentin e Suedisë mbështesin dhe advokojnë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si dhe gatishmërinë e tyre për të ofruar asistencë konkrete në këtë proces që tashmë ka hyrë në një fazë kritike.

Mirënjohje Kryetarit Z. Denis Begic, deputetes shqiptare Znj. Aida Birinxhiku dhe të gjithë anëtarëve të Grupit të Miqësisë me Ballkanin Perëndimor për mikpritjen, diskutimin miqësor dhe përkushtimin e tyre për konsolidimin e marrëdhënieve ndërmjet Parlamenteve dhe popujve tanë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e IPARD-it, kurse Rama i mbron dhe i merr në zyrë siç është Krifca

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Parlamenti grek hoqi 11 imunitete për fondet e …