Berisha: Banalistët krahasojnë të pakrahasueshmen, në Hungari nuk u arrestuan liderët e opozitës

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestën e opozitës u është përgjigjur dhe analistëve që në studiot televizive krahasojnë opozitën shqiptare me atë hungareze.

Berisha tha se, këtë javë banalistët, sahanlapirës, puthadorë të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studiot e medieve të kontrolluara nga Rama me tezën se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet të Fidesz në atë vend.

Berisha: Mirëpo kjo tregon se në Shqipëri ka vetëm një forcë që sot mbart jo vetëm idealet demokratike të mbarë shqiptarëve, por përfaqëson guximin shqiptar.

Ka vetëm një forcë që sot qëndron e pamposhtur ndaj sulmeve të egra të narkoshtetit.

Ka vetëm një forcë që sot ngrihet mbi frikën dhe dhunën në betejën për interesat, për dinjitetin e shqiptarëve, liritë e tyre.

Dhe kjo forcë është Partia Demokratike.

Ndaj dhe unë, për mundin, sakrificën tuaj, për guximin dhe shpirtin e pamposhtur, por sidomos për shërbimin ndaj kombit në këtë kohë të vështirë kam falënderimin më të madh, nderimin më të sinqertë për ju misionarë të vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë, Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja.

Të dashur miq, këtë javë banalistët, sahanlapirës, puthadorë të shumtë të regjimit kanë vërshuar në studiot e medieve të kontrolluara nga Rama me tezën se opozita shqiptare nuk ka fuqinë e opozitës së Hungarisë, e cila solli rotacionin pas 16 viteve pushtet të Fidesz në atë vend.

Por miqtë e mi, ka një ndryshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe opozitës në Shqipëri, që nuk e përmend fare mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 orë në 24 orë, shtatë ditë në javë opinionin publik për të mbrojtur padrinon e tyre, regjimin që i ushqen.

Ata krahasojnë të pakrahasueshmet.

Në Hungari, nuk u arrestuan ndonjëherë liderët e opozitës në vitin zgjedhor siç ndodhi në Shqipëridhe në Tunizinë e Zajedit.

Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik.

Në Hungari, qeveria nuk shpërndau 100 euro për çdo pensionist për të blerë votën në mesin e fushatës elektorale siç bëri Edi Rama në Shqipëri.

Në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të rrezikshme të drogës siç e kontrolluan në qytetet e Shqipërisë me miliardat e tyre të krimit.

Në zgjedhjet në Hungari, qeveria nuk fali gjoba dhe kamat e dhjetë viteve prej 2 miliardë eurove, dy ditë para zgjedhjeve, siç bëri narkodiktatori i Tiranës në zgjedhjet e fundit.

Në Hungari, mediat komerciale më të shikuarat në vend ishin të rreshtuara në anën e opozitës dhe TikToku nuk u bllokua

Kurse në Shqipëri, në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, 90 përqind e medieve kontrollohen nga Edi Rama dhe mbjellin çdo ditë censurë, mashtrim, manipulim, trillim për opozitën.

Atje TikToku nuk u bllokua si këtu.

Së fundmi, do u rikujtoj të dashur miq, ju dhe mbarë shqiptarët, se në Hungari, ministri i Drejtësisë, madje dhe vetë presidenti i republikës, të gjetur para një akti të konsideruar skandal nga shoqëria e atij vendi, falja që ata i bënë një delinkuenti që nuk duhej falur, dhanë dorëheqjen brenda pesë orëve dhe u paraqitën para drejtësisë.

Kurse në Shqipëri, Lubia me afera që arrijnë në 1.2 miliardë euro, dhe Edi Rama bashkëaksioner në 62 përqind të këtyre aferave, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por përkundrazi shkelmoi vendime, u përplasi dyert prokurorisë dhe gjykatave dhe u tha shqiptarëve se çështja Balluku ëshët e mbyllur.

Edi Rama, ja ku jemi këtu për të dhënë fjalën këtu se ne kurrë nuk e mbyllim çështjen Balluku, çështjen tënde dhe fundi yt do jetë para gjykatës.

About Redaksia

Check Also

Dhuna e Policisë ndaj deputetëve dhe qytetarëve/ Bardhi: Sulmi çnjerëzor nuk mund të falet!

Kreu i grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj sulmit çnjerëzor të policisë …