Noka: Policia që dhunoi opozitën ruan kapon e kartelit Xhabafti nën shoqërinë e Ballës dhe Gonxhes

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka publikon një foto të Taulant Ballës në stadium, ku bashkë me të është edhe Albert Xhabafti.

Noka shkruan se policia që dhunoi opozitën në protestën e të premtes, tani ruan kapon e kartelit Xhabafti.

Reagimi i Nokës

Kartelet me shpatullat e ngrohta nga policia
Shikoni si policia që dhunoi opozitën, ruan kapon e kartelit Xhabafti, i cili ndodhet në shoqërinë e deputetit 0900 dhe ministrit Gonxhja.
Një ansambël i vërtetë narkopolitik.
Policia në këmbë, gatitu!

Ndërkohë në një postim tjetër Noka publikon foton e drejtorit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, krah Blendi Gonxhes.

Dhimitraq Ziu, Drejtor i Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Anëtar i organizates kriminale që drejton operacionet kundër opozitës, shkruan Noka.

About Redaksia

Check Also

A do të ndalen protestat?/ Mesazhi i Berishës për strukturat e PD

Mirash Gecaj: Ju po bëni një punë të jashtëzakonshme. Një vërejtje kam për strukturat e …