Zhupa-Ballës: Vendimet e gjykatës respektohen, ju nuk jeni mbi çdo pushtet!

Deputetja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e gjykatave.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se përpara se të sulmojë gjyqtarët përmes videove në rrjetet sociale, Balla duhet të kujtojë qëndrimet e tij të mëparshme si ministër, kur njihte dhe respektonte vendimet e gjykatës administrative.

Reagimi i deputetes Ina Zhupa

Taulant Balla përpara se të bëj video selfie duke anatemuar gjyqtarët për vendimet e tyre, le të dëgjoj Taulant Ballën ministër nga kuvendi që njeh vendimet e gjykatës administrative dhe i respektonte ato.
Çështja në gjykim i njëjti kazus, vendime për përjashtimin e deputeteve dhe gjyqtari është i njëjti.
83 mandatet e rrëmbyera ju kanë mbushur mendjen që janë mbi çdo pushtet dhe parlamenti është seksion i Partisë Socialiste ku mund të bëjnë sipas qejfit pa pyetur për njeri.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ja pse Spiropali u shpall “armike” nga Rama

Kryetari i PD,  Sali Berisha ka analizuar sipas tij arsyet se përse kanë ndodhur përplasjet …