Berisha: Ja pse Spiropali u shpall “armike” nga Rama

Kryetari i PD,  Sali Berisha ka analizuar sipas tij arsyet se përse kanë ndodhur përplasjet brenda PS, mes ish-ministres Elisa Spirapali dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, “molla e sherri” janë vjedhjet e kryera nga kreu i qeverisë dhe Belinda Balluku, akte të cilat, sipas Berishës, Spiropali nuk i mbrojti.

“Janë gjithçka në partinë e krimit bazohet në krim, Marrëdhënie krimi janë marrëdhëniet e tyre. Elisa u shpall armike për dy arsye madhore. Së pari nuk mbrojti vjedhjet e Ramës dhe Ballukut. Së dyti ajo firmosi Bordin e Paqes që Rama nuk e firmosi dot. Në këtë mënyrë të ardhme ajo nuk mund të kishte”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …