Reforma Territoriale, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale! Bardhi dhe Tabaku në Senatin Italian

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë takuar senatorin Francesco Silvestro, Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Çështjet Rajonale në Senatin Italian.

Gjatë takimit deputetët demokrat janë shprehur se shqiptarët meritojnë të jenë qytetarë të Bashkimit Europian. Kjo është një aspiratë  që kërkon punë konkrete dhe reforma të thella.

Reformat, përfshirë atë teritoriale, duhet të kryehen me përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe konsensuale. Është e domosdoshme që kjo reformë ti jap zgjidhje edhe problemit të rëndë të shpopullimit të zonave rurale.

Partia Demokratike mbetet e vendosur të bëjë gjithçka për të përshpejtuar procesin e reformave transformuese për vendin dhe për të garantuar që Shqipëria të ecë në rrugën e duhur europiane.

About Redaksia

Check Also

Greta Bardeli: Shkoi tinëz në Theth, nuk përballet me realitetin e banorëve!

Deputetja e PD për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli ka reaguar pas vizitës së kryeministrit …