SHBA bllokon vizat për të afërmit dhe anëtarët e kartelit “Sinaloa”

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të vizave për dhjetëra individë të lidhur me kartelin meksikan Sinaloa.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Rubio shkruan se administrata e Donald Trump po përdor të gjitha mjetet në dispozicion për të luftuar kartelet e drogës që operojnë në hemisferën perëndimore.

Sipas tij, Departamenti i Shtetit ka vendosur kufizime vizash për 75 persona që janë familjarë ose bashkëpunëtorë të afërt, apo biznese, të individëve të sanksionuar për lidhje me kartelin.

Ndërkohë kujtojmë se një operacion i mëparshëm çoi në arrestimin e rreth 600 personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, si dhe sekuestrimin e armëve, miliona dollarëve në para dhe sasi të mëdha drogrash, përfshirë fentanil, metamfetaminë, kokainë dhe heroinë.

Mes anëtarëve të përfshirë ishte dhe biznesmeni shqiptar Luftar Hysa, i njohur edhe si mik i Edi Ramës. Hysa akuzohej se pastronte paratë e kartelit përmes kazinove. Ndaj tij SHBA vendosi sanksione dhe sekuestrimi e pasurive.

About Redaksia

Check Also

Takimi me zëvendësin e Rubios, Landau/ Angazhim amerikan kundër korrupsionit, karteleve dhe krimit të organizuar

Fatmir MEDIU Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të …