Berisha: Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks Soros ku u mbajtën qëndrime të qarta anti-amerikane

Kryetari i PD, Sali Berisha se, në një dalje për mediat tha se Rama shkoi në samitin e ekstremistit të majtë Aleks Soros, ku u mbajtën qëndrime të qarta anti-amerikane.

Berisha: Pse kjo?

Së pari, samiti në të cilin u paraqit siç deklaron udhëheqësi i të majtës botërore ekstreme, ishte organizim i tij.

Lexoni postimet që ka bërë dhe kënaqësinë që shpreh.

Së dyti, ky samit, e vërteta, ishte me një mantra anti-amerikane, por nuk ishte pro-europian.

Jo, nuk ishte një samit pro-europian.

E fundit, si mund të fshehësh pjesëmarrjen në një samit të tillë?

Cilat janë arsyet që e fsheh? Burracak, langaraq janë të pakta, por edhe prostitutë politikë.

Por edhe e tillë, nuk e fsheh, ti shkove.

More pjesë.

Je në panel.

Je në foto.

Kujt ia fsheh ti këtë?

Pra, shikoni se çfarë, nuk e di cilën fjalë t’i them, nuk përdor fjalët e tij, me të cilat ka lindur në gojë, nuk ia lejoj vetes, por i them të paktën langaraq.

Ti shkove, njofto se isha në samitin global për demokracinë, të organizuar nga ekstremisti i majtë, Aleks Soros.

Mirëpo, këto lëvizje midis ekstremeve të këtij njeriu pa karakter, delinkuent, i kapur nga ligji shqiptar dhe ndërkombëtar, bëjnë qesharake Shqipërinë dhe shqiptarët.

Çfarë tregon me këtë?

Ky tregon me këtë se nuk ka interesa kombëtare.

Shkove, pranove dhe u anëtarësove në Bordin e Paqes dhe për këtë shqiptarët meritojnë shpjegimin që vijon, ne e kemi miratuar këtë plotësisht, sepse po të jetë çështja për çështje të sigurisë kombëtare, në absolutisht pa asnjë mëdyshje jemi në anën e SHBA. Të mos ketë iluzion këtu.

Dakord.

Po tani ç’të shtyu të shkosh tek ata që kanë qëndrime të kristalta antiamerikane.

Dhe ata, ato qëndrime i kanë për interesa të vendeve të tyre, siç gjykojnë ata.

Ku i ke interesat ti? Ti nuk ke interesa për vendin, ke interesa vetëm personale.

Ti çdo lëvizje e bën për të shpëtuar kokën tënde.

Kjo është fyerje, ky është përçmim.

Ky është turp!

About Redaksia

Check Also

“O milet, Rama ka siklet”! Mijëra qytetarë dhe diaspora marshojnë nëpër Tiranë

Dita e 63-të e fjalimeve në podiumin e protestës në bulevardin para Kryeministrisë u mbyll …