Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë për shpërdorim të detyrës. Berisha tha se, prania e Ramës në samitin anti-amerikan është shpërdorim absolut i postit dhe detyrës.
Berisha: Po pse do publikojë Aleksis Soros fotot e samitit me Edi Ramën dhe do i censurojë Edi Rama?
Çfarë tregon kjo?
A nuk tregon kjo për një njeri pa karakter, frikacak.
Është turp.
Njeri pa dinjitet.
Në qoftë se e takon, publiko foton, çfarë ke?
Do thoni ju çfarë? Jo, ka rëndësi shumë të madhe, se ai nuk e ka udhëtim privat atë.
Ai e ka udhëtim përfaqësim të shtetit shqiptar.
Dhe në atë samit ishin të pranishëm një seri kryetarë shtetesh, kryeministrash me qëndrime të hapura antiamerikane.
Çfarë e shtyn, çfarë interesi ka Shqipëria aty?
Asnjë interes.
Janë vetëm interesat personale të Edi Ramës.
Dhe ky është keqpërdorimi absolut, është shpërdorimi absolut i postit dhe detyrës.
U përpoq ta maskojë me çdo kusht.
U përpoq të mashtrojë shqiptarët me çdo kusht.
Ju e patë vetë.
Dënoj me forcë një qëndrim të tillë poshtërues për një kryeministër.
Por unë nuk merakosem se vetëposhtërohet ai, por problemi është se ai është përfaqësim.
Nuk ka ndodhur kurrë, nuk mund të ndodhë, të shkojë kryeministri në një samit dhe ta fshehë.
Sigurisht një takim klandestin, ndërkohë që atë e jepnin mediat e të gjithë botës.
Më së paku, se nuk dua ta prish gojën me fjalët e tij, langaraq!
Gazeta RD