Malltezi: Gjyqtaren Irena Gjoka e përdor Edi Rama, së shpejti do të dalin të tjera skandale…

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka paralajmëruar publikimin e të tjera skandaleve për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, gjyqi ndaj së cilës u shty këtë të martë, 21 prill për shkak të mungesës së prokurorëve të çështjes në seancën e planifikuar.

Malltezi lëshoi një sërë akuzash ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë, ku tha se procesi është i manipuluar dhe i kontrolluar politikisht. Gjyqtaren Irena Gjoka, Malltezi e cilësoi si një instrument në duart e kryeministrit Edi Rama.

“Irena Gjoka është llumi, i cili ndot cilindo që e prek. E përdor Edi Rama pikërisht sepse e ka kapur dhe e mban peng”, deklaroi ai para mediave. Sipas tij, çdo institucion i shtetit është “ndotur” nga ndikimi i saj.

Gjithashtu Malltezi paralajmëroi se në seancat e ardhshme do të ketë zbulime të reja tronditëse.

“E përdor Edi Rama pikërisht sepse e ka kapur dhe e mban peng. Irena Gjoka është llumi, i cili bën, bën, ndot cilindo që e prek. Po të kemi parasysh që para tre vitesh KLGJ-ja, i njëjti person, i njëjti institucion që i dha avokatëve të Berishës dokumentin në të cilin Irena Gjoka ishte shkarkuar nga KLGJ-ja, i njëjti institucion, i njëjti person, nuk e pati problem t’u bënte palaço dhe t’i thonte deputetëve të PD-së që nuk ekziston, nuk e kemi vendimin e KLGJ-së. Pra, i njëjti që ja kishte dhënë vetëm dy javë, tre javë më parë.

Pra, kushdo, çdo institucion i këtij shteti është ndotur nga Irena Gjoka, pikërisht sepse i ndot Edi Rama duke i keqpërdorur të gjithë qytetarët, të gjithë, nuk kemi, nuk kemi shtetarë, nuk kemi institucione. Mungesa e prokurorit gjithashtu tregoi qartë. Tregoi qartë që prokurori nuk kishte guxim të mbronte ato që kishte shkruar. Pse? Sepse nuk ka vënë fare asnjë person nën hetim. Zero.

Herën tjetër që do vijë doktor Berisha këtu, do të keni disa thagma të papara. Thagma, të cilat nuk mund të imagjinohen dot gjithashtu, se deri ku kanë shkuar Altin Dumani me dumaneshët e tjerë për të mbrojtur të pambrojtshmen, për të mbrojtur Irena Gjokën me vendime dënimi, me vendime dëbimi, me falsifikime formularësh, me fshehje pasurish e të gjitha me radhë. Po kjo është fytyra e drejtësisë së Edi Ramës. Nuk na çudit asnjë gjë. Do jemi përsëri në seancën e ardhshme, do përballemi me këto banditë që ka emëruar Edi Rama në çdo hap”, tha Malltezi.

About Redaksia

Check Also

Skandali në GJKKO për Irena Gjokën, avokati: Çështja figuron pa asnjë person nën hetim…

Shtyhet sërish seanca në GJKKO për pushimin e hetimeve për Irena Gjokën. Seanca e radhës …