Bardhi e Tabaku takim me senatorin italian: Integrimi europian duhet të bazohet në standarde!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku kanë takuar Kryetarin e Komisionit për Çeshtjet Europiane në Senatin Italian, Senatorin Giuliomaria Terzi di Sant’Agata, që është një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i saj në rrugën europiane.

Deputetët demokratë e kanë njohur me zhvillimet në Shqipëri dhe i kanë shprehur qëndrimin e pa lëkundur mbështetës për integrimin europian të Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë proces jetik për vendin, mbi të gjitha duke qenë të vërtetë dhe duke mos fshehur problematikat që mbajnë peng të ardhmen e Shqipërisë.

Partia Demokratike, ndan qëndrimin, ashtu sikurse partneret ndërkombëtarë, se procesi i integrimit duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve europiane.

Fatkeqësisht, sot Shqipëria nuk e përmbush këtë. Mazhoranca, ka zhbër shtyllat kryesore mbi te cilat funksionon nje shtet demokratik, duke cënuar zgjedhjet e lira e të ndershme, dhe duke u bërë mburojë e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, shkruan Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Bllokimi i integrimit/ Berisha: Rama dhe lobistët e tij të korruptuar po fshehin të vërtetën!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar tha se, qeveria e Edi …