Berisha: AKSHI është Rama dhe Linda! Në krye të mafies së fjalës së lirë qëndron Sokol Balluku dhe Baton Stanishiqi

Isa Myzyraj, Report Tv: Z. Berisha, një pyetje për AKSHI-n, meqenëse u ndalët shumë gjatë. Ju theksuat në fillim të fjalës tuaj që dosja e AKSHI-t po copëtohet. Në fakt, hetimet e prokurorisë dhe veprimet e prokurorisë tregojnë të kundërtën. Vetëm tre ditë më parë, u sekuestruan 40 milionë euro në llogari bankare pa llogaritur vila, resorte, apartamente të shumta. Pra, pse s’i jepni Çezarit atë që i takon Çezarit? Pra ata janë duke u zhbërë një organizatë e cila presupozohet ose dyshohet që është një organizatë kriminale.

Sali Berisha: Në qoftë se merren me gjymtyrë dhe nuk merren me kokën dhe trungun, pastaj nuk jemi dakord. Do më falësh. Nuk jam dakord. Shiko. Dosja e AKSHI-t është kjo, që ta themi të vërtetën. AKSHI është meritë e atyre që sollën dosjen e Gerond Meçes.
Pra unë, ti e di, kam denoncuar dy vjet përpara dëshminë e Gerond Meçes në SPAK për Linda Ramën, që ishte me regjistrim. S’është marrë asnjë masë.
Unë kam denoncuar, meqë jemi këtu, kam denoncuar në mënyrën më të përsëritur para jush dhe shqiptarëve Daniel Shimën, i cili ishte Gerondi bis.
Po Gerondi u fut në një ambasadë dhe i tha të gjitha. Danielit i thanë, plaç, mos na i thuaj dhe rri atje ku je, policia i tha, ky s’ka gjë, kështu s’ka ndonjë gjë të veçantë se ishte, ishte zënë, ishte zemëruar me partneren. Dhe ky ishte motivi që e morën e rrahën e bënë copa atje në në Elbasan e të tjerë me radhë.
Pra, nuk është e vërtetë që këta kishin vullnet për ta hetuar. Po, unë vlerësoj, pa diskutim, identifikimin e një pjese të pronave, po pronat më të mëdha i ka Armand Frangu. Paratë më të paranë më të madhen nga AKSHI e ka, a po flasim për para, e ka marrë Armand Frangu dhe ky është denoncuar vit pas viti nga opozita. Është implikimi i Lindës, çfarë ka, pse?
Po si ta thotë mendja ty? Vëre pak veten, pyete pak veten ti. Çfarë e shtyn Edi Ramën? Çfarë mund ta shtyjë të thotë, ajo ishte fjalë kot mo, e gjora. E gjora fle, banon në një apartament me qira.

-Po ndoshta e kanë gënjyer…

Sali Berisha: Dëgjo pra, dëgjo, po, po. Dëgjo, edhe apartamentet të gjitha këta me okazion. Po si s’gjetëm ne të tjerët me okazion? Vetëm këta gjejnë me okazion. 210 metra apartamenti, asgjë qiraja.
Pra, Edi Rama është me të katër këmbët dhe unë nuk mund ta pranoj kurrë si një hetim të plotë përveçse gjysmak këtë që po ndodh. Ndodh ajo që, se duhet të kemi një memorie. Në qoftë se një prokuror guxoi, burrërisht e them këtu, të paraqesë, ta marrë në ndjekje penale, të kërkojë pezullimin dhe pastaj arrestimin të Lubi Ballukut, mos harro se ish-shefi i tij ia mbajti tre muaj pa e firmosur dhe në fund i tha, ti kujdes kokën.
Këtë dosje e kontrollon Dumani.

-Këto janë aludime…

Sali Berisha: Pra, pra, ndaj dhe ky thotë tani të rrimë larg Ramës. Nuk nuk afrohet me Ramën ky. Se a u thirr Linda Rama për t’u pyetur pas dëshmisë së Gerond Meçes? Pas të gjithave.
Pra s’mund të pranoj unë një hetim gjysmak, sepse ato kanë ardhur të gjitha, ato çka thënë Gerondi, i kanë të gjithë të tjerët. Këta e kanë lënë kapitullin e Lindës së Surrelit, kapitullin e Ramës dhe janë marrë me këto tre të tjerët.
Po nuk janë vetëm këta të tre. Kryesore është Linda e Surrelit, kryesor është Armand Frangu.
A është thirrur Armand Frangu ndonjëherë këtu? Më thuaj, më thuaj ti mua. Janë marrë biznesmenë? Janë marrë. Armand Frangu nuk është marrë.
Ndaj dhe uk kemi pse pranojmë gjëra të cilat në fund të fundit është përsëritja e Lubisë, Bis, por ama pa bërë asnjë hap. Pa bërë asnjë veprim ndaj tyre. AKSHI është Rama, Linda. Kjo është e ditur kjo. Derisa është Armand Frangu. Plus shumë e shumë gjëra të tjera për ta.
Po megjithatë, unë isha tek parlamenti. Ka humbur, dhe së fundi dënoj me forcën më të madhe mafien më të rrezikshme në Shqipërisë, mafien e fjalës së lirë, që drejtohet nga Edi Rama dhe dhe ushtrohet nga një grup i ngushtë sahanlëpirësish, puthadorësh, të cilët mashtrojnë shqiptarët në mënyrë monstruoze nga mëngjesi gjerë në darkë.
Në krye të këtij grupi qëndron Sokol Balluku, Baton Stanishiçi, për të mos numëruar dhe të tjerë, të cilët bëjnë gjithçka, përdorin çdo mashtrim, bëjnë çdo krahasim, përdorin çdo trillim, se si e si të zbusin, si e si të mbrojnë figurën e nxirë të Edi Ramës.

-Kjo është e mira e demokracisë z.Berisha, fjala e lirë, të gjithë mund të flasin çfarë të duan. 

Sali Berisha: Jo, manipulimi jo, më fal një minutë. Fjala e lirë është e lirë pa diskutim. Po manipulimi, po të dalësh tani, të dalësh dhe të thuash…

-Po ke dhe analistë që mbrojnë. 

Sali Berisha: Prit, prit, prit, të dalësh dhe të thuash. Po a e kupton ti që ABC-ja është kthyer në Teleballuku tani? Qytetarët i thonë Teleballuku. Si është kjo? Më fol ti mua pak. Qytetarët si thonë në fund të ditës. Po Teleballuku e quajnë të gjithë. Pse s’e quajnë, ti të them unë, bëj një anketë ti. A e sheh ABC-në? Nuk e sheh se është bërë Teleballuku. Se e ka bërë Sokoli. Se tani, kështu është abuzim i tmerrshëm me valët. Valët janë të publikut, nuk janë as të Sokolit, as të pronarit të Sokolit, as të Edi Ramës.

-Linja editoriale është e pavarur. 

Sali Berisha: Kush tha? Po Sokoli është linjë editoriale more, ç’qenka e pavarur? Këta janë jashtëzakonisht një mafie shumë, shumë e rrezikshme. Tani, teoria kryesore e tyre, si të krahasojnë, për të përmirësuar, për të zbardhur figurën e Ramës, si ta krahasojnë me Berishën. Keni parë ju apo jo? Dhe gati sa s’më quajnë mua herë- herë kryeministri i vërtetë. Dilte një fans i tij thoshte, epo këto vendime i merr Berisha.
Po ç’punë ka Berisha mo? Batoni thoshte, të dy kanë bizneset e tyre, të dy i kanë këto. Pra, janë një mafie jashtëzakonisht antikombëtare, e rrezikshme, sepse fjala është e para.
Në qoftë se dhunon fjalën, ke dhunuar çdo gjë tjetër. Dhe të tillë janë këta. Prandaj, prandaj ata, unë kurrë nuk i konfondoj gazetarët me këtë kategori shpifësish, trilluesish, të paguar, por këta janë shumë të rrezikshëm për shoqërinë, sepse këta ë manipulojnë të vërtetën, janë armiq, armiq të së vërtetës dhe nuk mund të mos dënohen.
Shihni ju çfarë temash bëjnë. Keni parë ju të ketë një debat për naftën, për fermerët në Shqipëri? Më thoni ju mua. Jo, sepse nga zyra e Ramës, tani ke provë më të madhe të karakterit mafioz saqë Endri Fuga ia mbathi.
A është e vërtetë kjo apo jo? Njeriu që lëshonte direktivat, ku është tani? Në arrati. Në arrati. Ndaj dhe sjell në vëmendje të qytetarëve, të bëjnë gjithçka për një informacion sa më të saktë.

About Redaksia

Check Also

Spahia: Moskryerja e analizave në spitale, rrezik serioz për shëndetin e pacientëve!

Deputeti i PD, Bardh Spahia e ka konsideruar një situatë alarmante mungesën e shërbimit të …