Degradon Unaza e Burrelit, rruga që kushtoi 1.2 milionë euro totalisht e pakalueshme

Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në një pjesë të mirë të gjatësisë së saj ka pësuar shembje dhe fundosje.

Siç shihet edhe përmes këtyre pamjeve të siguruara, dëmtimet e mëparshme nuk janë rikonstruktuar nga firma kontraktore “Ulza sh.p.k”, duke shkaktuar përkeqësim të gjendjes.

Ndonëse duhej të ishte në funksion prej të paktën 6 muajsh, kjo rrugë që kushtoi 1.2 milionë euro ka pësuar 4 shembje të mëdha duke e bërë totalisht të pakalueshme.

Pak muaj më parë ARRSH dërgoi një grup ekspertësh për të vlerësuar dëmin e shkaktuar dhe deklaroi se do të ndërhynte me një tjetër investim për të riparuar shembjet e pësuara.

Ekspertët kanë parashikuar ndërtimin e pilotave në një gjatësi 300 metra lineare, por investimi ende nuk ka nisur, duke bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të kalojnë akoma përmes rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit./ Panorama

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Po miratoni ligje në kundërshtim me BE, po bllokoni integrimin e Shqipërisë!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në fjalën e mbajtur në Kuvendin hodhi akuza në drejtim …