SPAK zgjat edhe tre muaj hetimet për Belinda Ballukun

Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish- kryeministren Belinda Balluku.

Raportohet se një hap i tillë është arsyetuar nga SPAK me nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për veprime të tjera hetimore.

Balluku është pezulluar nga detyrat e saj duke mbajtur aktualisht vetëm postin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë, ndërkohë që kujtojmë që kërkesa e dorëzuar më parë nga SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, u hodh poshtë nga mazhoranca me forcën e kartonit.

Ish-kryeministrja përballet me akuzat për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tendera në Unazën e Madhe.

About Redaksia

Check Also

Fletë-arresti për Ballukun pritet të rikthehet në Kuvend, Rama do e lëshojë apo do përballet me popullin?

Deputeti i PD, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale, shkruan se, në Kuvend …