Deklarata tjetër antishqiptare e Feritit/ “Kosova, subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm nëse e pranon Serbia”

Gjatë kohës që Ferit Hoxha ishte Ambasadori i Shqipërisë në OKB, në një intervistë për Euronews ka bëre një tjetër deklaratë antishqiptare. Ai foli në vitin 2023 për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit që u drejtuar sot nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Ai theksoi se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë.

“Ne duhet të punojmë në mënyrë të padiskutueshme që rrethi i shteteve që e njohin Kosovën të zgjerohet. Edhe sikur të kishim 30 njohje të reja nesër, thelbi i situatës nuk ndryshon.

“Unë mendoj se Kosova do ta gjejë veten si subjekt i barabartë ndërkombëtar vetëm kur të ketë një marrëveshje me Serbinë, vetëm kur ngërçi i krijuar dhe i thelluar dhe për shkak të aktivitetit të Serbisë, është fakti që në tërësi i gjithë spektri i vendeve që mund të ishin më të ndjeshme për njohjen e Kosovës, bazohen në idenë se ka një proces negocimi dhe të presin përfundimin e tij. Pa një marrëveshje me Serbinë Kosova nuk do të jetë në gjendje as të artikulojë veten e saj si të barabartë me të gjithë të tjerët, as në Ballkanin Perëndimor as ndërkombëtarisht”- tha ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Raporti i IBAR/ Berisha: Kërkohet dorëzimi i dokumenteve në SPAK dhe zbatim i vendimeve të gjykatave ndërkombëtare për pronën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në raportin e IBAR kërkohet dorëzimi i dokumenteve …