Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë, protesta do të vazhdojë pa ndalim deri në rrëzimin ndryshimin e regjimit!

I pyetur nga një qytetare lidhur me strategjinë e ndjekur në protesta, kreu i PD Sali Berisha u shpreh se kryengritja paqësore është zgjedhje e opozitës. sipas tij, protestat do të vazhdojnë pa ndalim deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe ndryshimin e regjimit.

Kristi Meshini: Edhe policia e ndryshoi strategjinë dhe mënyrën e dhunës, edhe cilësinë e gazit, edhe dozën e piperit të ujit. Vetëm ne vazhdojmë me të njëjtën protestë këtu e 13 vjet. Pse nuk shkoni aty me makina, traktor, autobus? Lëreni aty dhe ikni. Sepse në Evropën ku duam të shkojmë, nuk bëjnë muhabet, nuk hedhin fishekzjarre, nuk digjen goma, nuk hahet as gaz as dru apo fara. Kur policia dhunon deputetët, populli i shquhen siç ka bërë deri më sot, por ju keni veç procedime se keni imunitetin, kurse ne populli prangat e paraburgimit. Ku është vija e kuqe për ju që do të thoshnit mjaft më, duhet ndryshim i fortë? Pse qytetarët ndihen të lodhur nga protestat dhe si do t’i riktheni ata në shesh? A ka ardhur koha për një brez të ri në krye të PD-së apo jo? A është opozita sot më shumë në rrugë apo në mungesë idesh?

Sali Berisha: Pra, pyetja juaj. Së pari, nuk na dikton njeri ne dhe nuk na e ka diktuar taktikën tonë. Kryengritja paqësore është zgjedhja jonë. Me besimin e plotë se kjo është më e mira. Vija e kuqe e jona është protesta gjerë në rrëzimin e Edi Ramës. E lodhshme, rraskapitëse, e mundimshme, por ne këtë kemi zgjedhur. Vija e kuqe e jona si protestë, gjer në rrëzimin e Edi Ramës është jetike jo vetëm për Shqipërinë, jo vetëm për Partinë Demokratike por dhe për Shqipërinë, që të ketë një opozitë me zë të fuqishëm.

Ata që mërziten Kris, nga protesta e Partisë Demokratike, gabojnë, në qoftë se janë kundërshtarë të regjimit. Gabojnë shumë. Protesta e Partisë Demokratike është zëri i atyre qytetarëve që guxojnë të dalin në rrugë. Për çfarë çështjesh? Dalin në rrugë për çështje të cilat janë njëlloj rrënuese për çdo qytetar të ndershëm të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet politike.

Mendo pak njëherë sikur Partia Demokratike të mos dilte në rrugë, po të ndiqte shumicën e heshtur. Çfarë do të thoshte kjo për Shqipërinë? Çfarë do thoshte? Do të keni një gjë parasysh, se Shqipëria sot është një diktaturë autoritare. Një diktaturë autoritare që dallon nga diktaturat totalitare, sepse kjo e pranon pluralizmin. Por kjo e shtyp pluralizmin. E shtyp pluralizmin. Ata të cilët kanë një dyshim në këtë, më lejo t’u shtrojmë pyetjen bashkë.

Në të cilin regjim arrestohen si persona nën hetim vitin elektoral liderët e opozitës? A mund të realizoni ju se ç’do të thotë kjo? Në të cilin regjim? Vitin elektoral arrestohen liderët e opozitës si persona nën hetim. Cili është qëllimi i këtij, i këtij arrestimi? Qëllimi i tij është një dhe vetëm një, të marrë të grabisë zgjedhjet me çdo kusht.

Në të cilin regjim përdoren kartelet e drogës për të përcaktuar rezultatet e zgjedhjeve, siç e përcaktuan në Durrës, siç e përcaktuan në Elbasan, siç e përcaktuan në Vlorë, në Fier dhe një seri qytetesh të tjera. Kur mendon, mos harro se këto kartela administrojnë miliarda, jo qindra milionë, miliarda euro. Dhe ato kanë vetëm një detyrë në bashkëpunimin politik, zgjedhjet, garantimin e fitores.

Nuk e di ku jeton, por do të përgjigjem për këtë lidhur me këtë fenomen me një deklaratë të Michael Gahler, deputet ndër më të nderuarit në Parlamentin Europian, koordinator i Partisë Popullore në Parlamentin Europian me grupe të tjera parlamentare. Çfarë tha? Çfarë deklaroi? Ai kryesoi delegacionin parlamentar të Parlamentit Europian në vëzhgimin e zgjedhjeve. Ai deklaroi në parlament, aty në Bruksel se në Shqipëri krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

Ndaj dhe në formulimin e mendimeve është e domosdoshme të mbahet parasysh realiteti. Unë, këtu në këtë bisedë me ty, u ndala vetëm në një aspekt, në aspektin e krimit të organizuar dhe të terrorit politik ndaj opozitës. Por mund t’u them tjetrën. Vetëm dy ditë para zgjedhjeve u falën 2 miliardë gjoba dhe kamata. Me 2 miliardë gjoba e kamata, blen zgjedhjet jo në Shqipëri, me 1 milion e 400 mijë zgjedhës, por blen zgjedhjet në një vend dhe dy dhe tre herë më të madh. Vijmë tek Partia Demokratike.

Partia Demokratike është në një proces riorganizimi, ripërtëritje, në demokratikun që ka njohur. Partia Demokratike ka garë, në të cilën janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë. Por ka një kusht, i dashur Kris. Kurrë, kurrë, Edi Rama nuk do mund të përcaktojë kryetarin e kësaj partie. Për këtë të garantoj. Dhe çdo demokrat është i mirëpritur të, në garë, është i mirëpritur të zërë pozicionin dhe siguroj që po bëhet shumë punë për hapësira gjithnjë më të mëdha për të rinjtë, po kryetarin e kësaj partie do e caktojnë vetëm demokratët me votën e tyre dhe asnjëherë askush tjetër.
Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Patronazhistët kërcënuan mamanë e vajzës së re pse doli në një foto me deputetin Klevis Balliu

Laert Mera. Përshëndetje doktor. Më 17 prill, ndërkohë që protestohej në bulevard, në zona të …