Kryetari i PD, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale tha se, sot Edi Rama është në panik dhe pa shpresë!
Berisha theksoi se Shqipëria e zhytur në skandale me përmasa europiane, korrupsion dhe rritje të varfërisë.
Berisha: Sot Edi Rama është në një panik të vërtetë, e konsideron veten, në fakt ashtu sic është, pashpresë, por ndërkohë bën gjithçka për t’u mbajtur në fijen e barit. Ju e konstatoni e shihni se skandalet e tij kanë marrë dheun. Janë bërë europiane dhe botërore. Vjedhjet e tij dhe plaçka e pasurive publike nuk ka të ndalur.
Qëndrimi i tij ndaj shqiptarëve në një kohë të vështirë kur çmimet po rriten për shkak të krizës së krijuar nga lufta në Lindjen e Mesme, në Shqipëri godasin masivisht shqiptarët, por Shqipëria është vendi i vetëm në Evropë që de facto nuk ka marrë asnjë masë lehtësuese.
Miliardat që inkasohen nga rritja e TVSH-së dhe që u merren nga xhepat e shqiptarëve po rriten gjithnjë e më shumë. Ndërkohë fermerëve shqiptarë ju hiqet edhe subvencioni i naftës që kishin.
Pra, një indiferencë totale e tij ndaj fermerëve, një indiferencë e madhe ndaj pensionistëve, ndaj atyre të cilët nuk mjekohen dot me pensionin që marrin as 15 ditë në muaj. Indiferencë totale ndaj atyre që janë në ndihmë ekonomike dhe që u thuhet të jetojnë me 34 euro në muaj.
Një indiferencë totale ndaj të gjithë atyre që përdorin transportin publik, asnjë subvencion, ndërkohë kompanitë kanë përgjysmuar përdorimin e autobusave për shkak të krizës.
Gazeta RD