Pedagogia: Të bëhemi bashkë më 8 maj për t’i thënë këtyre boll, t’i japim dinjitet këtij vendi!

Pedagogia Elsa Gega, nga “Foltorja” para kryeministrisë denoncoi zhdukjen e 430 milionë eurove përmes kontratave për inceneratorë “fantazmë” që nuk funksionojnë, ndërkohë që mbetjet e qytetit digjen në qiell të hapur. Ajo ftoi të gjithë, nëna, gra, zonja, familjarë, të bëhen bashkë në protestën e 8 majit për t’i thënë boll.

Fjala e Elsa Gegës

Flas pas një takimi shumë frytdhënës që patëm me aleatët tonë të fondacionit suedez që mbështetet nga qeveria aktuale. Ishte një takim shumë frytdhënës, ishte takim mes gratë. Vlerësuam gruan jo si simbol, jo si slogan elektoral, por si njeri me kontribut real, me zë të vërtetë, me të drejtë të plotë për vendin që i takon. Dhe pikërisht, ky bashkëbisedim me partnerët evropianë më dha forcën të jem këtu dhe të flas përpara jush jo si zyrtare, jo si funksionare, por të flas si nënë, si grua, si bije e Elbasanit. E asaj toke që i ka dhënë dije, sakrifica dhe shpresë brez pas brezi. Elbasani ka qenë zemra e këtij vendi, qyteti që dikur shkëlqente me punë, me dinjitet, me familje të mbushura me shpresë, por sot.

Sot janë të rinj të larguar dhe familjarë që kanë ikur, jo nga dëshira, jo, thjesht nga detyrimi dhe pamundësia. Pamundësia për të mbajtur familjet e tyre.

Ky është dëmi më i madh që i bëhet këtij vendi nga këto palonjerëz, vjedhja e së ardhmes. Por ka edhe dëme të tjera, dëme me emër, me datë dhe me çmim, siç janë inceneratorët e ndërtuar dhe ato fantazmë. 430 milionë euro, para të të gjithë shqiptarëve për inceneratorë që nuk punojnë. Mendoni, 430 milionë euro sa shkolla do të ndërtoheshin, sa spitale, sa rrugë që do të lidhnin fshatra që sot janë pa jetë. Këto para ishin tonat dhe u vodhën me stil, me kontratë, me vulë zyrtare. Dhe çfarë kemi ne sot? Kemi një incenerator që nuk djeg asgjë, veç paratë tona. Ndërkohë, plerat e Elbasanit, siç ne e dimë, digjen dy herë në vit hapur, në qiell të pastër, dhe tymi i tyre shkon në mushkëritë e fëmijëve tanë. Tymi shkon në ajër dhe helmi hyn në shtëpi. Dhe ata pyesin pse rritet numri i të sëmurëve me kancer? Pse sëmuren fëmijët? Pse nënat e Elbasanit flenë në ankth? Po, duhet bërë kjo pyetje.

Gratë shqiptare nuk janë viktima e fatit, është viktimë e një pushteti që mori paratë e tyre dhe i ktheu në tym. Gratë mbajnë shtëpinë ku burri emigron, mbajnë fëmijët kur sistemi i braktis dhe mbajnë gojën mbyllur sepse askush nuk i dëgjon. Partia Demokratike thotë sot me zë të lartë, ne ju dëgjojmë, ne jemi këtu për ju. Ne do të luftojmë për llogaridhënie. Kush i firmosi ato kontrata? Ku shkuan ato para? Do të luftojmë për ajër të pastër për Elbasanin, për punë reale, për shkolla, për spitale dhe mbi të gjitha për gruan që të ketë zë dhe jo vetëm lot.

Elbasani meriton të ringjallet, Shqipëria meriton të ringjallet, jo me premtime, po me drejtësi. Prandaj unë ju ftoj të gjithëve, kudo që jeni, nëna, gra, zonja, familjarë, ju që e mbani këtë vend, të bëhemi bashkë. Të bëhemi bashkë më datë 8 maj këtu, për t’i thënë këtyre boll. Boll dhe t’i japim dinjitet këtij vendi.

About Redaksia

Check Also

Biberaj: Meta në kafaz njësoj si seancat e gjyqeve politike të ’46-ës!

Pedagogu Aleksandër Biberaj e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si armikun më të madh të …