Rama e ka paralajmëruar Spiropalin nga mbledhja e grupit parlmentar që të ndalë kritikat e saj ndaj Partisë Socialiste dhe qeverisë.
“Ke bërë dy çarçafë, njërin këtu dhe tjetrin në rrjetet sociale. E bëre më, nuk do të jesh më këtu”, – i është drejtuar Rama ish-bashkëpunëtores së tij të ngushtë në prani të gjithë ministrave dhe deputetëve.
Sipas dëshmive nga brenda mbledhjes, Rama ka qenë i ashpër dhe i drejpërdrejtë.
“S’lejoj njeri që nga brenda të shani partinë. Nga jashtë bëni çfarë të doni”, – ka vijuar ai.
Spiropali ka tentuar t’i përgjigjet, por Rama ka ngritur zërin dhe nuk e ka lejuar.
“Kam edhe unë te drejtën e replikës”, – ka thën ish -ministrja. Por Rama i ka prerë shkurt: “Ti nuk merr fjalë, sepse për ty është investuar Partia Socialiste dhe unë”
Ky shpërthim i Ramës vjen pasi Spiropali është pozicionuar në një llogore kritikash kundër qeverisë dhe PS-së, që kur Rama e shkarkoi si Ministre të Jashtme, çka duket se qëndron edhe në theblin e rebelimit të saj apo kërkesës për ruajtjen e standardeve në qeveri dhe të demokracisë në parti.
Gazeta RD