Rama e paralajmëroi për përjashtim, Spiropali: Nuk më përjashton dot ajo…

Një tjetër situatë tensioni raportohet të ketë ndodhur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit.

Burime për mediat bëjnë me dije se teksa Rama ka marrë fjalën, i është drejtuar me kritika Spiropalit, ndërsa ka paralajmëruar këtë të fundit për përjashtim nga grupi.

Ai i tha Spiropalit se herën e parë nuk votoi për çështjen e Belinda Ballukut, herën e dytë bëri një postim kundër Partisë Socialiste.

“Herën e tretë do dalësh nga grupi,” i tha Rama.

Edhe pse Spiropali kërkoi të drejtën e fjalës, Rama nuk e lejoi.

Megjithatë ish-ministrja e Jashtme mësohet se i tha Ramës se nuk e përjashton Belinda Balluku, por e përjashton Rama.

“Nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashton ti, jo ajo”, është përgjigjur Spiropali.

Kurse Rama vazhdoi kërcënimet duke i thënë se ose do jesh me ne, ose përballë nesh.

About Redaksia

Check Also

Takimi me zëvendësin e Rubios, Landau/ Angazhim amerikan kundër korrupsionit, karteleve dhe krimit të organizuar

Fatmir MEDIU Gjatë vizitës në Washington pata kënaqësinë të marr pjesë në një darkë të …