Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor për Ballkanin Perëndimor

Në datat 29–30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh liderë politikë, vendimmarrës dhe përfaqësues të partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota.

Ky forum synon të trajtojë sfidat aktuale globale, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojë vlerat e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të agjendës, një nga panelet kryesore do t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor, me temë “Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërmbushur i Europës”. Në këtë panel do të marrë pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Pjesëmarrja e tij do të përqendrohet në zhvillimet politike në rajon, sfidat e demokracisë dhe procesin e integrimit europian.

Forumi i IDU 2026 pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutim dhe koordinim politik mbi çështjet kryesore që prekin rajonin dhe më gjerë, me theks të veçantë në të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.

About Redaksia

Check Also

Policia arreston dy protestues para Kryeministrisë dhe spërkat qytetarët me spraj me piper në fytyrë

Tensione janë regjistruar para Kryeministrisë, ku Policia ka arrestuar protestuesit Dritan Goxhaj dhe Edison Lika, …