Instituti Konservator Shqiptar, partner i IDU

Jemi të lumtur dhe të nderuar të njoftojmë se këtë vit Instituti Konservator Shqiptar do të jetë një nga partnerët e Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë (IDU) për forumin e Zagrebit që zhvillohet më 29 dhe 30 prill.

IDU është organizata më e madhe dhe influente e të djathtës në Botë, ku bëjnë pjesë Republikanët amerikanë, Konservatorët britanikë, Partitë Popullore Europiane dhe Konservatorët e Riformistët Europianë.

Jemi krenarë që japim kontributin tonë në forcimin e aleancës së qendrës së djathtë dhe kontribuojmë në diskutimet e rëndësishme që ndikojnë në të gjitha shoqëritë tona.

Në Institutin tonë, IDU, partitë anëtare dhe organizatat e saj të lidhura do të gjejnë gjithmonë një partner të besueshëm e të qendrueshëm në Shqipëri dhe në Ballkan.

Na ndiqni në vijim për panelet dhe për përditësimet nga Forumi.

About Redaksia

Check Also

Familja Rama e gjitha me biznese!

Nga Ylli DYLGJERI Kapitalizmi është derë e hapur për biznes. Duke këkuar në rrjet për …