Alizoti: Shqipëria nuk mund të bëjë marrëveshje me Serbinë pa Prishtinën!

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, gjatë fjalës së tij në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, tha se marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë dhe qëndrimi ndaj Kosovës mbeten një çështje themelore kombëtare që nuk mund të trajtohet pa konsensus dhe pa përfshirjen e Prishtinës zyrtare.

Alizoti u shpreh se historia e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe Serbisë mbart plagë të rënda dhe konflikte të thella, duke theksuar se Kosova nuk mund të anashkalohet në asnjë diskutim apo marrëveshje rajonale që përfshin Beogradin.

Në fjalën e tij, Alizoti solli si shembull edhe debate të mëparshme europiane mbi modele të bashkëpunimit me vende të treta, duke theksuar se këto qasje nuk duhet të interpretohen jashtë kontekstit politik dhe historik të Ballkanit.

Deklarata

“Të bësh një editorial, apo të shpallësh një tezë, një koncept, së bashku me Serbinë, ne si shqiptarë kemi probleme me Serbinë, duhet ta pranojmë. Mbase nuk mund të ketë një suedez, por shqiptarët kanë probleme me Serbinë.

Serbia është vendi që ka vrarë më shumë shqiptarë në historinë moderne se sa askush tjetër. Dhe nuk mund të ndodhi kjo pa Kosovën. Politikanët e Kosovës, ish-zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtëm, ka mbajtur një qëndrim për këtë.

Shqipëria nuk mund ta anashkalojë Kosovën në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë. Ky është një problem themelor kombëtar dhe këtu duhet ta diskutojmë dhe po e diskutojmë me tone shumë të qeta.

Po ashtu, pse pikërisht me Serbinë, siç është dhe rasti i Ballkanit të Hapur, që pati shumë diskutime edhe nga Kosova. Po citoj vetëm Kosovën, i cili është vendi që ka provuar genocidin, spastrimin ekonomik të Serbisë, spastrimin etnik të Serbisë. Është një vend që ka vuajtur shumë.

Ne nuk mund të kalojmë mbi ata, ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me Serbinë pa ata. Kjo është shumë e rëndësishme dhe nuk mund ta shpjegoni ju në këtë mënyrë që siç e pretendoni ju. Dhe unë nuk ju fajësoj juve për këtë.

Politikën e jashtme Shqipëria e bën kryeministri, nuk e bëni ju. Kjo është parë dhe te ministrat e jashtëm më përpara.

Ai mendon ose fantazon që vetëm ai di ta bëjë këtë punë, dhe ju thjesht do jeni viktima e radhës. Nuk jua kërkoj juve, dhe madje unë nuk do kërkoja shpjegimin as nga ju për këtë tezë. Kjo është një tezë, unë mund të shkoj deri në një farë forme ta quaj dhe antikombëtare.

Kjo është një tezë ku CDU-ja shumë më parë e ka propozuar për Turqinë, për të mos qenë pjesë me të drejta të plota të Bashkimit Europian, e ka quajtur partneritet i privilegjuar për Turqinë.

Ishte tezë e të djathtës gjermane, e CDU-së, ku thoshte që Turqia mund të kishte akses ekonomik, pra atë që pikërisht që thotë dhe Rama, dhe aksesin në lëvizjen e lirë.

Kjo tezë kaq e rëndësishme, e cila shpallet, duam s’duam ne, nuk e ç’bëjmë dot, në një gazetë të rëndësishme, e cila lexohet nga elita politike gjermane pa miratimin e politikëbërjes shqiptare.

Dhe do t’i kthehem dhe një gjëje dhe shpresoj mos jetë e vërtetë se mund t’ju mund t’ju preki juve, që është rasti, nuk e di sa i vërtetë është ky lajm. Ma konfirmoni ose ma mohoni ju. Pra, në politikë dhe në demokraci, deklaratat të nxjerrin nga politika, qofshin dhe të pavëmendshme.

Ministri i mbrojtjes, zu Guttenberg në Gjermani, vetëm për një deklaratë, fluturoi nga politika dhe sot s’është më në politikë. Pra, nëse ekziston kjo, dalë nga mediat, nëse është e vërtetë duhet të tërhiqeni’.

About Redaksia

Check Also

Këlliçi-Hoxhës: Së paku u kërkoni falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, …