Bardhi thirrje qytetarëve: Largimi i qeverisë nis nga protesta e 8 Majit!

Kryetari i grupit parlamentar të Partia Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht duke theksuar se situata ekonomike në vend është arsyeja kryesore për protestën kombëtare të paralajmëruar më 8 Maj.

Sipas Bardhit, prej të paktën tre vitesh Shqipëria po humbet garën rajonale për rritjen e pagave, duke mbetur ndjeshëm pas vendeve të tjera të Ballkanit. Ai thekson se edhe gjatë vitit 2025, paga mesatare mujore bruto në Shqipëri ka qenë rreth 860 euro, shumë më e ulët krahasuar me vendet e rajonit.

Reagimi i Bardhit

Prej të paktën tre vitesh, Shqipëria po e humb me sukses garën rajonale për rritjen e pagave.

Edhe në 2025-n, paga mesatare mujore bruto, që marrin punonjësit në Serbi (1290 euro), Bosnjë-Hercegovinë (1245 euro), Mal të Zi (1206 euro), Maqedoninë e Veriut (1100 euro), e ishte 30-50% më e lartë sesa në Shqipëri (860 euro).

Qytetarët përballen me ushqimet më të shtrenjta në rajon, ndërsa vijojnë të kenë ndër të ardhurat më të ulëta. Kjo po nxit jo pak shqiptarë të bëjnë turizëm rajonal për blerje, si për naftën, ashtu dhe për ushqime e produkte të tjera jetike.

Ekonomia është kryearsyeja pse shqiptarët duhet të kërkojnë largimin e kësaj qeverie të korruptuar.

Në 8 Maj, të gjithë bashkë, në protestë kombëtare, për një qeverisje të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve dhe të pa korruptuar, që garanton më shumë mirëqenie, një ekonomi më të mirë, paga më të larta dhe çmime më të ulta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vrasja e fëmijëve nga të fortët e partisë po kthehet vitet e fundit në një epidemi kronike në Shqipëri!

Berisha: Por pasuria më e madhe e njeriut janë fëmijët e tij. Dhe kur një …