Berisha: Mediat po bëhen mburojë e Ramaduros duke ngjallur mosbesim dhe cinizëm! Me 8 maj do të dridhë themelet e narkoshtetit!

Berisha: Miqtë e mi, të dashur prindër, ka ardhur koha që përgjigja jonë të jetë zemërimi.

Ka ardhur koha që përgjigja jonë të jetë revolta.

Çfarë bëjnë mediat e kontrolluara nga Rama?

Në vend që të ngrenë revoltën dhe ndërgjegjen qytetare, në vend që të pasqyrojnë të gjithë këta engjëj që sot nuk jetojnë dhe që mund të ishin midis nesh nëse shteti do kishte bërë detyrat më minimale, këto media shpëlajnë trurin e shqiptarëve me lajme të rrema, korruptojnë gjuhën shqipe me propagandën e qeverisë, ngjallin cinizëm si mburojë për Ramaduron dhe mosbesim të madh te qytetarët.

Sulmojnë opozitën vetëm e vetëm që të ndërtojnë mburojë për Ramën, mashtrimet e tij, t’u errësojnë të vërtetën qytetarëve.

Ndaj dhe me 8 maj është e vetmja rrugë ku zemërimi, revolta dhe kryengritja paqësore e çdo shqiptari t’i japë një grusht narkoshtetit të Edi Ramës.

Me 8 maj ne nuk protestojmë vetëm si opozitë, por protestojmë si prindër që nuk pranojnë më që fëmijët tanë të jenë viktimë e pasigurisë në rrugë, në shkollat, në mjediset e tyre.

Ne protestojmë si të rinj që refuzojmë të shohim ëndrrat tona të vriten nga vilat e Agasit, Lindës së AKSHI-t, apartamenteve të Ballukut, si të rinj që nuk duam të marrim rrugët e dheut, por duam të ndërtojmë Europë në Shqipëri dhe që duam që Shqipëria të bëhet shtëpia e ëndrrës tonë.

Ne protestojmë si fermerët më të braktisur të Europës, që derdhin çdo ditë çurkë djerse, por nga çmimi i naftës na pret vetëm falimentimi.

Do protestojmë si pensionistë që pas lumenjve të djersës që kemi derdhur dhe sakrificave që kemi bërë dekada dhe dekada për familjet tona dhe vendin, trajtohemi sot me një pension qesharak, poshtërues si askush tjetër në rajonin tonë dhe në Europë.

Do protestojmë si qytetarë që integrimin e Shqipërisë në Europë e konsiderojmë të ardhmen më të mirë për kombin dhe vendin.

Do protestojmë si shqiptarë që i dalin zot Shqipërisë që po shkretohet nga banorët e saj më shumë se kurrë ndonjëherë në ekzistencën e vet.

Edi Rama ka paratë, ka mediat, ka krimit, por ai nuk ka diçka që asnjë pushtet nuk e blen dot.

Nuk ka dinjitetin e qytetarëve.

Nuk ka dashurinë e tyre për vendin.

Ndaj dhe 8 maji, kryengritja paqësore do të dridhë tokën, themelet e narkoshtetit dhe nuk do ndalet deri në fitoren e qytetarëve.

Rroshi ju!

Rroftë opozita!

Rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Vrasja e fëmijëve nga të fortët e partisë po kthehet vitet e fundit në një epidemi kronike në Shqipëri!

Lideri i opozitës Sali Berisha, duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria tha se, siguria fëmijëve …