Berisha: Shoferi që vrau dy fëmijët në Durrës ishte patronazhist i poshtër! Policia nuk i bën zap të fortët e partisë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, komentoi në Kuvend ngjarjen tronditëse në Durrës, ku një shofer i dehur u mori jetën dy fëmijëve teksa po luanin në trotuar.

Berisha tha se autori është një patronazhit i poshtër. Sipas tij, ai është një terrorist i votave, por policia nuk i bën zap të fortët e partisë.

Berisha: Më vjen keq që të citoj veten time, po unë sapo thashë që jeni ballukizuar të gjithë. Po të dalësh këtu dhe të flasësh për reformë në drejtësi dhe sukseset e saj, në një kohë kur përdorni mandatet, 83 mandate si thika krimi, për të mbrojtur vjedhjet e Lubi Ballukut, nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo. Nuk ka hipokrizi më ekstreme se kjo!Nuk ka hipokrizi se të bësh teorira se të fortët…. Po të kujt janë të fortët more? Po të fortët janë patronazhistë të poshtër, që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit.

Të fortët janë patronazhistë! Ai duhej arrestuar 10 herë, po nuk desha të zgjatem në këtë pikë. Dhe s’u arrestua asnjëherë. Se ishte terroristi i votave. Nuk ka të fortë që s’i bën dot zap policia, po ka polici të bërë zap nga të fortit e partisë. Kjo është e vërteta!

Ndaj dhe gjërat duhet t’i themi siç janë. Ballukizimi juaj është fundi juaj! Edi Rama, pse e ka marrë dosjen e SKAP-it dhe po e shqyrton? Kur t’ia mbathë një ditë, çfarë do të thoni ju? Prapë do të do bëni avokatinë e tij? Ndaj dhe nuk e zgjidhin fjalët problemin, e zgjidhin aktet, veprimet. Ju faktikisht i dhatë goditjen më fatale drejtësisë. Ishit në zyrë me të.

About Redaksia

Check Also

Monstra i Durrësit u dorëzua tek lokali i shtabit elektoral të PS/ Denoncimi…

Deputeti i PD, Arian Ndoji ka bërë një denoncim të fortë në Parlament duke deklaruar …