Denoncim i Partia Demokratike Dega Vlorë në njësinë administrative Qendër, në fshatin Babicë, datë 2 maj 2026-nga anëtari i Kryesisë së PD Vlorë, Rezenbrik Serjani
Për Bashkinë Vlorë, prej vitesh, njësitë administrative kanë mbetur jashtë çdo plani zhvillimi dhe investimi.
Jemi sot në njësinë administrative Qendër, në fshatin Babicë, për të denoncuar mungesën e furnizimit me ujë, si dhe mungesën e investimeve reale për këtë zonë, e cila prej vitesh është lënë jashtë çdo plani zhvillimi.
Problemi më jetik mbetet mungesa e furnizimit me ujë. Banorët furnizohen vetëm një orë në dy ditë, duke u detyruar ta sigurojnë ujin në kushte të vështira, sikur të jetonin në zona të botës së tretë. Edhe pse banorët i paguajnë rregullisht detyrimet, këto pagesa nuk janë përkthyer asnjëherë në investime konkrete apo përmirësim shërbimesh.
Kjo situatë, ashtu siç kemi denoncuar dhe deklaruar shumë herë, krahas korrupsionit, është edhe pasojë direkte dhe e drejtpërdrejtë e reformës territoriale të vitit 2014, reformë që për këto zona është shndërruar në një formulë varfërimi dhe shpopullimi.
Bashkia Vlorë, si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimit me fondet, ende nuk e ka kuptuar se njësitë administrative janë pjesë integrale e territorit dhe përgjegjësisë së saj administrative. Për vite me radhë, këto zona janë lënë jashtë planeve zhvillimore dhe pa përmbushjen e kushteve minimale të jetesës për banorët.
Mungesa e investimeve dhe arroganca administrative e Bashkisë Vlorë, për dekada, kanë bërë që të rinjtë të largohen çdo ditë e më shumë dhe shpopullimi të jetë vrastar.
Dhe problemi i ujit nuk është i vetmi shqetësim. Mungesa e kushteve bazë ka sjellë një valë largimi masiv të të rinjve, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e kësaj zone.
Bashkia Vlorë sot udhëhiqet nga arroganca, abuzimi dhe korrupsioni. Ajo nuk është më një institucion që garanton shërbime dhe punë të mira publike. Korrupsioni është bërë pjesë e pandashme e ekzekutivit të saj, duke e kthyer qytetin në një Vlorë të pajetueshme dhe larg çdo standardi urban normal. Në vend që të përmirësohen kushtet e jetesës dhe të krijohen mundësi zhvillimi, qyteti po rrezikon të shndërrohet në një zonë të shkretë, e cila nuk ofron as minimumin e kushteve për banorët e saj.
V.O
Sot, datë 5 maj, në orën 17:00, në Pallatin e Kulturës “Labëria”, le të bashkohemi si qytetar të Vlorës, në dëgjesën që zhvillohet nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Rishikimin e Reformës Territoriale-Administrative.
#OrikumiBashki
#NovoselaBashki
#AmantiaBashki
#KsamiliBashki
Gazeta RD