Bardhi: Gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi merr pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me ankimin e PD për refuzimin nga mazhoranca të ngritjes së dy Komisioneve Hetimore, për çështjen ‘McGonigal’ dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se, PD është gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi

Gati për përfaqësimin e Grupit Parlamentar në Gjykatën Kushtetuese.

E drejta për ngritjen e Komisioneve Hetimore është e pacenueshme. Kontrolli parlamentar është funksion kushtetues i opozitës dhe nuk mund të cenohet nga frika e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Fletë-arresti për Ballukun pritet të rikthehet në Kuvend, Rama do e lëshojë apo do përballet me popullin?

Deputeti i PD, Klevis Balliu në një postim në rrjetet sociale, shkruan se, në Kuvend …