Bardhi-Peleshit: Po mbroni korrupsionin dhe po na përjashtoni nga Këshilli i Integrimit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që raporti i Komisionit të Jashtëm të PE-së të diskutohet sot në Kuvend, duke shtuar se evropianët iu kujtuan maxhorancës socialiste se duhet të adresojë korrupsionin e Belinda Ballukut.

Ai tha se Parlamenti Evropian i tha qeverisë se imuniteti i deputetit nuk është për të mbrojtur korrupsionin, duke kërkuar adresim sa më të shpejtë të cështjes së ish zëvendës kryeministres.

Bardhi akuzoi Kuvendin se ka “ndihmuar” që ky raport i PE të ketë njolla të zeza për vendin.

“Evidentohen cështje dhe problematika që duhet të trajtohen nga kuvendi. Do të ishte lajm i mirë që kuvendi të luante gjatë 2025 një rol në përmbushjen e shqetësimeve të ngritura nga PE.

Për fat të keq nuk e ka luajtur këtë rol, ka kontribuar që në këtë raport të ketë njolla të zeza për Shqipërinë si vota juaj, 83 kartonat kundër për të penguar drejtësinë dhe mbrojtur korrupsionin e ish zv kryeministres. PE iu kujton se imuniteti nuk është për të mbrojtur korrupsionin por institucionet.

Lajm i mirë në atë raport është se vlerësohet angazhimi i të gjitha forcave politike në procesin e integrimit në BE..

Meqenëse jemi tek procesi i integrimit, zoti kryetar, dua t’ju sjell në vëmendje që mazhoranca në këtë kuvend, e cila në mënyrë të vijueshme është duke bërë veprime për përjashtimin e opozitës nga procesi i integrimit, vazhdon me të njëjtën rrugë edhe gjatë këtyre ditëve ku ky raport bën thirrje për bashkëpunim mes palëve në procesin e integrimit, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Nafta, më e shtrenjta në rajon! Çmimet e larta po rëndojnë xhepat e qytetarëve!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se po bashkëpunon me oligopolet për të …