Shehu: Ç’është Tirana, informatori i Beogradit? Po dëmtohet besueshmëria në NATO!

Deputeti i PD, Tritan Shehu, gjatë fjalës së tij në seancën e sotme parlamentare u ndal te marrëdhëniet politike në rajon, duke përmendur kryeministrin Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, si dhe zhvillimet që lidhen me bashkëpunimet dhe aleancat ushtarake.

Shehu ngriti shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, Shqipëria po perceptohet në këto procese dhe për ndikimin që deklaratat publike mund të kenë në imazhin dhe besueshmërinë e vendit në NATO.

Deklarata e plotë

Jemi informuar nga Tirana dhe kemi informacione edHe nga Prishtina, që pas saj qëndron një shtet tjetër, që ka bërë presion mbi Zagrebin që të realizohet kjo aleancë ushtarake. Pra, Vuçiç për mua është shumë i qartë këtu.

Është mjaft korrekt dhe shumë i qartë. Duke thënë qartësisht, jemi informuar nga Tirana. Ç’është Tirana? Informatori i Beogradit? VaSali i Beogradit? Është kjo në vazhdën e artikullit Rama-Vuçiç, të botuar? Ku jemi këtu? Ç’është kjo? Pra, kemi një diferencë të madhe dhe midis Prishtinës dhe Tiranës.

Në qoftë se nga Prishtina ka informacione sekrete, (pra me rrugë të tjera inteligjentE )nga Tirana ka lajmërim direkt.

Ka informim direkt nga shteti shqiptar, nga institucionet shqiptare dhe ndoshta nga kryeministri i Shqipërisë. Prandaj, zoti kryetar, kam një pyetje për ju dhe për kolegët këtu të mazhorancës. A nuk duhet të vijë kryeministri këtu, qoftë për artikullin, qoftë dhe për këtë deklaratë të Vuçiçit?

Mendoj se kjo ka një rëndësi të madhe kombëtare, ka një rëndësi të madhe për imazhin e Shqipërisë. Jemi anëtarë i NATO-s dhe në këtë mënyrë ne shkatërrojmë imazhin dhe besueshmërinë tonë brenda NATO-s. Faleminderit!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Pasuritë plaçkiten nga Rama-Balluku, pensionistët marrin thërrime!

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim pasditen e sotme me pensionistë dhe ekspertë …