Berisha: Ndërhyrjet më të fuqishme të PD do të jenë tek pensionistët dhe tek rrogat e ulëta!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, ndërhyrjet më të fuqishme të PD do të jenë tek pensionistët dhe tek rrogat e ulëta.

Gjatë fjalës së tij në tryezën për pensionistët, e thirrur nga Departamenti i Ekonomisë në PD, Berisha tha se, shteti duhet të këpusë nyjën gordiane, shteti nuk mund të pranojë kurrë këtë situatë dramatike.

Berisha: Në mbledhjen e kontributeve se jo. Ne do ulim taksën sociale. Ne e ulim taksën sociale.

Sepse ulja e taksës sociale është një nga rrugët më të sigurta për të ulur informalitetin dhe është një nga rrugët më të sigurta për nxitur prodhimin, investimet me radhë.

Por shteti do të bëjë kontributet e veta.

Shteti duhet të këpusë nyjën gordiane. Shteti nuk mund të pranojë kurrë këtë, këtë situatë dramatike. 490 mijë pensionistë janë me pensione të pjesshme. Lëre pastaj që në skemat burokratike, kjo është e vërtetë, normalisht, në qoftë se do ishe një ecuri normale në një sistem, po ne kemi kapërcyer sisteme.

Është e domosdoshme të bëhen zgjidhje që të kenë parasysh se të kalosh nga sistemi socialist në sistemin e tregut, që është sistemi i mrekullisë ekonomike, nuk ka dyshim, por nga ana tjetër është dhe sistemi i çmimeve që i kontrollon tregu.

Nuk është më i simboleve. Nuk është më i, pra, në rast se nuk qëndron, është sistem i dhimbjeve të jashtëzakonshme. Zotimi ynë është një rritje e madhe pas vendosjes së minimumit jetik e pensioneve, e rrogave të ulëta, rrogave të mesme, me qëllimin kryesor të tejkalojmë të gjitha vendet e rajonit.

Të dalim në krye si qytetarët më të shpërblyer, më të vlerësuar. Dhe kjo ka bërë, bëri në atë kohë që numri i shqiptarëve çdo vit, nga 2007-ta në 2014-ën të rritet. Të rritet.

Njerëzit lëviznin, njerëzit emigronin, njerëzit ktheheshin, por numri rritej. Numri rritej, kishte besim, kishte shpresë në Shqipëri. Konstatonin se ishte një platformë që synonte mëkëmbjen e qytetarëve, mirëqenien e tyre, në rritje, në progres.

Çfarë i tha Niko Peleshit ai emigranti? Vidhni ju, ne ja mbathim, ne marrim rrugët e dheut. Dhe tani, dhe tani, me vjedhjet e tyre, këta po errësojnë, po bllokojnë procesin më jetik për të ardhmen e shqiptarëve, procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Këta kanë krijuar një gjendje në Shqipëri, në të cilën të rinjtë shqiptarë marrin rrugët e dheut për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Europë dhe jo Europën në Shqipëri. Dhe në këtë mënyrë, po të ecim në këtë mënyrë, absolutisht ne do shterojmë si komb.

Në tre dekada do jemi të stër-stër-përgjysmuar. Pra, situata është emergjente. Ndaj dhe ju falenderoj për ekspozetë që bëtë dhe garantoj shqiptarët se ndërhyrjet më të fuqishme dhe qysh në fillim nga Partia Demokratike do të jenë aty ku dhimbja është më e madhe.

Do të jenë tek pensionistët, do të jenë tek rrogat e ulëta, do të jetë minimumi jetik.

Dhe kjo, para së gjithash, për të shuar sirenat e mjerimit që bien në të katër anët e vendit.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me pensionistët në selinë e PD, …