Berisha: PD do ketë përparësi vendosjen e minimumit jetik! Në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Partia Demokratike do të ketë përparësi vendosjen e minimumit jetik. Në Shqipëri nuk do të ketë varfëri ekstreme. Ai tha se, ligji s’mund të veprojë për kryeministrin dhe ministrat, siç ishte rasti i Ballukut.

Berisha: Dhe së fundi, dhe së fundi, ligji s’mund të veprojë për kryeministrin dhe ministrat, siç ishte rasti i Ballukut.

A mund të imagjinoni ju një njeri të papërgjegjshëm, njeri të pangopur, që së bashku me Ramën kanë administruar 12 miliardë euro vetëm në portofolin e asaj ministrie gjatë viteve?

Ku janë? Pothuaj pa përjashtim, të gjitha rrugët u shembën. U shembën rrugët e ndërtuara gjatë këtyre 12 viteve.

Po pse? Më tha njëherë një biznesmen, e sulmoja unë atë, edhe erdhi më tha, ti ke të drejtë tha, që më sulmon. Po unë tha, sepse i çoja dhe këta bashkëpunëtorët e mi dhe ja masnin thellësinë e asfaltit Koço Kokëdhimës, në Tiranë. Ja jepte Edi Rama të gjitha. Ke të drejtë tha, po problemi është se këta më marrin 20% mua.

Dhe kur ma marrin 20%, atëherë unë, krejtësisht pa fitim s’mund të dal. Kështu që ajo që bie viktimë bie rruga. Dhe këta, mirëpo këta kanë tejkaluar çdo lloj limiti, çdo lloj kufiri. Ndaj dhe rrijnë pensionistët me këtë pension. Në një farë mënyre, është absolutisht krim.

Ndaj dhe, në çdo aspekt, asnjë përkujdesje.

500 milionë euro jep qeveria greke vetëm për popullatën, jo vetëm fermerët, fermerët po e po, për të lehtësuar pasojat e rritjes së çmimit të naftës gjatë kësaj periudhe. Rriten biletat, rriten çmimet e tjera, pensionisti s’ekziston.

Ndaj dhe ju siguroj se përparësi absolute, Partia Demokratike do të ketë minimumin jetik, pensionet, rrogat e ulëta si fillim.

Ne do e nisim aty. Ne do vendosim minimum jetik. Është thënë 200 $, do rillogaritet. Se ecën. Po, po do e shpërndajmë. Shpërndarja është drejtësi sociale. Dhe nuk mund të ndërtosh një sistem të tillë të pabarabartë në shkallë ekstreme.

Nuk është barazi e madhe ajo. Por shqiptarët që të mbetet në varfëri ekstreme nuk do ketë. Jo, nuk do ketë. Dhe është varfëri ekstreme ai shqiptar që nuk ka 5 euro në ditë. Ai është varfëri ekstreme.

Dhe kjo, mbi këtë bazë do jenë pensionet. Mbi këtë bazë do fillojë rritja e fuqishme e pensioneve. Shqipëria nuk ka asnjë vend më të pasur. Asnjë vend. Në 28.000 km2 nuk ka pasuri të përrallore që ka Shqipëria. Jo. Nuk i ka tokën, detin, nëntokën, çdo gjë. Ujërat dhe çdo gjë tjetër.

Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndjehen se jetojnë në një vend me pasuri të mëdha dhe të jenë ata që të përfitojnë prej tyre. Ishte qëllim. Jua them këtu. Ishte qëllimi bazuar në këtë, në këtë nocion, në këtë realitet që po them, që shqiptarët ishin më të mirë të paguarit.

Dhe arritëm, se arritëm gjë të madhe. Se ato prapë të ulëta ishin. Po, më të mëdha se të tjerëve. Dhe do ta vazhdonim ne atë. Ne do ta vazhdonim me çdo kusht.

Dhe sot do ishim përsëri me distancë të madhe me, me serbët, maqedonasit, shqiptarët në Kosovë, Malin e Zi e të tjerë. Askush s’ka pasuritë tona. Asnjë nga këto vende.

Askush nuk ka tokë qiellore si Shqipëria. Absolute. Askush nuk ka potenciale të jashtëzakonshme hidrike që ka Shqipëria. Nuk ka rezerva botërore të kromit, nikelit, hekurit, siç i ka Shqipëria.

Nuk ka naftën që ka, siç ka Shqipëria.

Nuk ka brigjet e saj fantastike, që e bëjnë nga vendet më të, më, më, më të bukura. Të gjitha këto për pensionistët dhe për një pjesë të madhe të shqiptarëve, kanë vlerë pothuajse zero.

Nuk ndjejnë asgjë, nuk përfitojnë asgjë. Është bërë debat këto ditë për naftën.

Ne prodhojmë deri 1 milion ton naftë. Ne kemi portet, e marrim direkt në porte. Ne shesim 2.2 euro, Maqedonia pa porte, Maqedonia pa naftë, Maqedonia e shet 1.5 euro. Sepse taksa që vendos qeveria mbi naftën është ndër më të lartat në botë. Po.

Për një litër naftë në kosto pune, në Shqipëri është 8 herë më e lartë se në Gjermani. Është 8  herë më e lartë se në Holandë dhe vende të tjera, çfarë fiton me njësi pune me orë pune.

Pra është ndjekur një politikë që çdo sistem kolonial do ta kishte lakmi. Këta nuk janë të huaj, po këta janë më të këqij se të gjithë të huajt që kanë shkelur në këtë tokë, sepse janë vendas dhe e vjedhin vendin në këtë mënyrë të pamëshirë, të pandalshme, të çmendur.

Nuk ndalen kërkund. Natyrisht, nuk ka diskutim që skema e pensioneve, skema është burimi bazë. Po flasim për informalitetin.

Informaleti diktohet nga korrupsioni, diktohet nga taksat e larta, diktohet nga i gjithë mjedisi i krijuar. Ndaj dhe ne, në një luftë të egër me informalitetin, do bëjmë gjithçka të rrisim kontributet.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Mediat e kontrolluara nuk flasin për 490 mijë pensionistët që marrin pension të pjesshëm!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në takimin me pensionistët në selinë e PD, …