Berisha: Rama s’vjen dot në parlament! Në çdo faqe të raportit e ndjek fantazma e Ergys Agasit, Lubi Balluku dhe familjarët e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se, Edi Rama denjon të vijë në Kuvend, për shkak se siç theksoi ai, në çdo faqe të raportit e ndjek fantazma e Ergys Agasit, Lubi Balluku dh familjarët e tij.

Në deklaratën e dhënë para gazetarëvë jashtë sallës së Parlamentit, Berisha tha se, raporti i PE është vlerësimi më objektiv, më i rëndësishëm i pranisë së farsës elektorale në Shqipëri.

Berisha: Se zgjedhjet në Shqipëri, u zhvilluan në kushtet e partisë-shtet, në kushtet e fshirjes së linjës ndarëse midis institucioneve shtetërore dhe strukturave të partisë. Ky është vlerësimi më objektiv, më i rëndësishëm i pranisë së farsës elektorale në Shqipëri. Natyrisht, denoncon blerjen, denoncon financimet e paligjshme të partisë së krimit, denoncon ndërhyrje të tjera. Por raporti dëshmon se, Edi Rama zgjedhje nuk bën, por bën farsë elektorale. Raporti ndalet në mënyrë të veçantë tek parlamenti. Kërkon që parlamenti të jetë forumi qendror i debatit, i mikqyrjes së procesit të integrimit.

Por, siç e dini ju, janë përpjekje të jashtëzakonshme të Edi Ramës për ta asgjësuar parlamentin dhe ai ka tani një fobi të tmerrshme nga salla e parlamentit. Nuk duron dot t’i thuhet në sy si burri burrit që ke vjedhur qindra milionë euro tek AKSHI, që gjysma jote më e mirë, siç thotë ai, ka bërë kërdinë me kunatin e saj në paratë e taksapaguesve shqiptarë, siç faktojnë dokumentet e pakundërshtueshme. Nuk i duron dot këto, prandaj s’vjen në parlament. Nuk i duron dot t’i lexohen mesazhet e Lubisë. Por, të gjitha këto kanë sjellë këtë raport.

Raporti denoncon qëndrimin ndaj ligjit të konfliktit të interesit, qëndrim që është dhe burimi themelor i korrupsionit. Nuk vjen në parlament, nuk lejon debat, se i ka firmat e tij mbi prodhimin e vëllait të vet me tokë private 38.000 m², nuk vjen dot se dhe sarajet e Surrelit i ka ndërtuar nga kompani të cilat i ka shpërblyer dhjetëfish. Nuk vjen dot se pallati në Pajë i familjes është ndërtuar nga ndërtues që kanë fituar qindra milionë tendera me rrugë të shkatërruara. Nuk vjen dot ai. Nuk vjen dot, se Ergys Agasi, fantazma e tij është në çdo faqe të raportit. Nuk vjen dot, se në raporti thotë se mbi 50% e fëmijëve në Shqipëri janë në rrezik varfërie.

Nuk vjen dot. Nuk vjen dot për lidhjet e tij të tmerrshme me krimin, për sistemin korruptiv që ka ndërtuar. Nuk vjen dot, sepse me letrën që ka shkruar në Frankfurt Allgemeine Zeitung, me urdhër të Vuçiçit, damkoset si minues i procesit të integrimit. Nuk vjen dot se absolutisht në çdo paragraf të këtij raporti është hija e zezë e tij, Lubi Ballukut, familjarëve të tij dhe ministrave të tij. Ndaj dhe lutja ime për të gjithë ju, për të gjithë mediat, ta trajtojnë në mënyrën më transparente dhe më serioze këtë raport i një rëndësie kapitale për procesin e integrimit të Shqipërisë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Pasuritë plaçkiten nga Rama-Balluku, pensionistët marrin thërrime!

Kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim pasditen e sotme me pensionistë dhe ekspertë …