Media gjermane: Protesta në Tiranë, Rama e ka integruar krimin brenda qeverisë!

Deutche Welle nuk ka lënë jashtë vëmendjes protestën e zhvilluar në Tiranë, më 8 maj kundër qeverisë Rama.

Përmes një video në rrjetet sociale, media gjermane ka përcjellë zërin qytetar, teksa këta të fundit kanë shpalosur argumentet se përse kërkohet dorëheqja e kabinetit Rama dhe krijimi i një qeverie transitore.

Rama e ka integruar krimin brenda qeverisë, protestat u nxitën nga një hetim për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë!

Protestuesit në Shqipëri u përpoqën të sulmonin ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin e vendit, Tiranë por u përballën me ujë me presion dhe gaz lotsjellës nga ana e Policisë.

‘Jam këtu për të drejtat tona, siguria, këtu po ndodh jo diçka normale’, u shpreh një nga protestuesit pjesëmarrës në protestën kombëtarë të thirrur nga opozita.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e fortë e Departamentit të Shteti/ “Berisha, interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara”

Departamenti amerikan i Shtetit ka hequr të gjitha sanksionet e vendosura ndaj liderit të opozitës, …