Jehona e protestës tek “Reuters”: Zyrtarë të lartë të qeverisë të korruptuar, largim i Ramës

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar në Tiranë, ku mbështetës të opozitës u përplasën me forcat e policisë pranë Kryeministrisë.

Sipas raportimit, demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë mes akuzave të forta për korrupsion dhe tensioneve politike në rritje.

Pamjet e protestës treguan përplasje të forta, përdorim të molotovëve dhe gaz lotsjellës, duke reflektuar klimën e acaruar politike në vend. Ngjarja po shihet si një tjetër sinjal i krizës së thellë të besimit mes palëve politike dhe qytetarëve shqiptarë.

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë.

Protestat janë organizuar nga opozita, e drejtuar nga Sali Berisha, e cila ka paralajmëruar vazhdimin e aksioneve kundër qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Është perceptim apo fakt penal prova e mëposhtme z. Braho?

Nga Adriana KALAJA (pjesa parë) Gjatë interpelancës në Kuvendin e Shqipërisë, pyetjes së disa deputetëve …