Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës në ‘Foltoren’ para kryeministrisë tha se, më 8 maj të gjitha mediat botërore ishin me ju!
Berisha tha se, qëndresa është forca jonë më e madhe, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë deri në fitore.
Berisha: Protesta e fundit e datës 8, kishte një jehonë të jashtëzakonshme. Dhe po e them këtu, të jemi të hapur. Ne jemi absolutisht kundër dhunës dhe ne do qendrojmë fortë. Dhe kjo është forcë, ju garantoj, se kjo është forcë. Non violenca është forcë e madhe.
Si kurrë ndonjëherë, në 8 protesta asnjë polic i plagosur, i lënduar, asnjë. Ndonëse, ka prej tyre që janë më kriminelë se çdo kriminel. Po! Por ne i qendrojmë parimeve tona.
Pra, në 8 protesta, natyrisht, janë përdorur fishekzjarrë dhe mjete tjera. Do t’u them një gjë. Në të gjithë botën, të gjitha mediat e botës kanë qenë me ju.
Jeni përfaqësuar në mënyrën më dinjtoze si qytetarë të lirë. Ju kanë paraqitur në mënyrën më dinjitoze, si qytetarë që nuk pajtoheni me vjedhjen e qeveritarëve. Kanë shkruar me gërma të zeza emrat e dyshes Rama-Balluku, si njerëzit më të korruptuar të Europës.
Ju kanë paraiqtur tek ju, shpresën e vërtetë të shqiptarëve. Ndaj dhe, të vazhdojmë këtë betejë, të vazhdojmë të pamposhtur, të vazhdojmë rrugën drejt suksesit të plotë që duam. Suksesi ka një kusht, persistencën. Ne do persistojmë gjer në fitore. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria.
Faleminderit!
Gazeta RD