Berisha: Prokurimet sekrete janë rritur jashtëzakonisht! Peshkaqeni Armand Frangu mori 800 pagesa në vit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët akuzoi qeverinë për rritje drastike të prokurimeve sekrete dhe dhënie koncesionesh në kundërshtim me ligjin e ndryshuar të PPP-ve.
Ai u shpreh se pas amendimeve të vitit 2024, asnjë PPP nuk është miratuar mbi bazën e ligjit të ri, ndërsa sipas tij janë dhënë 10 koncesione duke anashkaluar plotësisht procedurat ligjore.

Berisha: Tjetër, pas ndërhyrjeve ndërkombëtare, ligji i PPP-ve pësoi ndryshime në vitin 2024.
Që nga viti 2024 gjer sot, asnjë PPP nuk është dhënë bazuar në ligjin e ndryshuar.
Ndërkohë janë 10 ndryshime qeverie për dhënie PPP-sh, sidomos për agjencinë e investimeve strategjike dhe resortet turistike.
Pra, edhe njëherë, janë 10 koncesione të dhëna në kundërshtim, në anashkalim të plotë të ligjit të amenduar të vitit 2024.
Ky është sistemi mafioz.
Çfarë ka ndodhur tjetër?
Ka një rritje të jashtëzakonshme të prokurimeve sekrete.
Në 8 vite të qeverisjes së mëparshme ka pasur gjithsej 18 prokurime sekrete, që të gjitha të SHISH dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Sot, me dhjetëra ka drejtoria që prokuron për Edi Ramën, qeveritarja.
Sot, qindra e qindra prokurime me procedurë sekrete ka fituar Armand Frangu, që ju nuk ia gjeni dot.
Por ka një gjë, për të kuptuar se çfarë peshkaqeni është ky, shkoni në Thesar dhe vetëm në një vit ky ka 800 pagesa nga Thesari i Shtetit.
A mund të imagjinoni ju?
A mund të imagjinohet të marrë 800 pagesa i pangopuri kunati i Linda Ramës dhe Linda Rama dhe Rama bashkë se janë bashkë ata të gjithë.
AKSHI ka firmosur mbi 500 procedura sekrete. Asnjë nuk ka pasur gjatë periudhës së qeverisjes së mëparshme.
Drejtoria qeveritare me dhjetëra e dhjetëra, asnjë nuk ka pasur gjatë qeverisjes së mëparshme.
Duhet të falenderoj Open Data Albania dhe Open Tender EU për këtë studim jashtëzakonisht të dobishëm, të çmuar, për të dëshmuar se si kjo qeveri vjedh dhe ka vjedhur qytetarët shqiptarë.
Urdhëroni. Kodi i mafies, asnjë i huaj nuk mund të futet në territorin e mafies shqiptare.
Po vetëm për këtë ky meriton kartonin e kuq. Ky shkel marrëveshjen me BE. Etj, etj.
PD dënon me forcën më të madhe këtë qëndrim ndaj prokurimeve publike, këtë abuzim masiv.
Sepse këto janë vetëm të një viti. Këto janë vetëm të vitit 2025. Imagjinoni ju të marrësh vitet e Lubisë së bashku sa bëjnë, çfarë kërdie bëjnë mbi paratë e shqiptarëve.
Ndërkohë, PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të insistojnë në zbatimin e MSA nga Shqipëria.
Të mos pranojnë përjashtimin e kompanive të tyre nga gara në Shqipëri sepse në këtë mënyrë ndëshkohen edhe taksapaguesit shqiptarë, të cilët paguajnë punët publike, 5, 8 gjer në 12 herë më shtrenjtë se në vendet e BE për shkak të mafies dhe klientelës së Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Integrimi nuk është listë ligjesh dhe propagandë, por reforma reale!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ngriti tone të forta kritike ndaj mënyrës sesi qeveria po …