Rama “non grata” në BE/ Vendimi i Brukselit për bllokadën politike ndaj tij

Rama është “non grata” në BE dhe ndaj tij ka nisur bllokada e fortë politike.

Shqipëria vijon të përballet me pengesa në procesin e Integrimit Europian, pasi raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, mekanizmi që lidhet me avancimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, mbetet ende pa miratim.

Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar këtë të martën në Bruksel nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate (COELA), diskutime mbi draft-pozicionin e përbashkët për Shqipërinë, por pa u dakordësuar.

Pra, raporti vazhdon të jetë i pezulluar për shkak të mungesës së konsensusit politik mes nëntë shteteve anëtare të Bashkimit Europian. Disa nga shtetet anëtare, si Gjermania, Holanda, Greqia dhe Polonia, kanë kërkuar informacione shtesë mbi disa çështje, ku fokusi kryesor mbetet funksionimi dhe pavarësia e sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Për momentin, gjasat që raporti IBAR të marrë miratimin përfundimtar duken të ulëta, duke shtyrë më tej një etapë të rëndësishme të procesit të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

About Krye Redaktor

Check Also

Gjermania dëbon Ramën/ U strehua në galerinë “Société”, mesazhet e forta nga Berlini

Nga Thomas Wittstadt  Zëvendëspresident i Shoqatës Ekonomike Gjermano-Shqiptare (DAW) Ka ditë politike kur e vërteta …