Deklarata shokuese e Hoxhës/ Gazetari i Euractiv sfidon Ramën: Do të sjell transkriptin e intervistës

Një deklaratë e ministrit Ferit Hoxha, në lidhje me marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët është bërë mollë sherri mes Edi Ramës dhe portalit “Euractiv”.

Gjatë një interviste me gazetarin Eddy Wax, ministri Ferit Hoxha u shpreh se pakti Rama-Meloni nuk do të shtyhet përtej vitit 2030, pasi sipas tij, deri atëherë Shqipëria synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk sheh arsye për rinovimin e marrëveshjes.

Por, i zemëruar nga kjo deklaratë, Edi Rama, nxitimthi reagoi duke përgënjeshtruar artikullin. Sipas tij, artikulli ka publikuar citimin e shkuartar të ministrit duke krijuar keqkuptime, ndërsa deklaroi se ky pakt do të jetë në fuqi për sa kohë të dojë Italia.

“I dashur Eddy Wax, e kuptoj që është argëtuese të krijohet një histori “Edi kundër Eddy”, por këtu realisht nuk ka vend për një gjë të tillë, sepse së pari, unë nuk u ankova për Edi-n tjetër, dhe së dyti, tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet. Por sinqerisht, aspak hatërmbetje. Njëri Eddy duhet të bëjë atë që dëshiron, dhe Edi tjetër duhet ta durojë atë. Në fund të fundit, thelbi mbetet i pandryshuar: Çfarë Italia kërkon nga Shqipëria, Italia e merr nga Shqipëria”, shkruan Rama në platformën “X”.

Por në përgjigje, gazetari i “Euractiv” ka sfiduar Ramën. Ai ka deklaruar se mund të publikojë transkriptin e plotë të intervistës me Ferit Hoxhën, për të sqaruar njëherë e mirë, Ramën dhe audiencën.

Artikulli i Euractiv

‘Raportuesi’ u befasua kur pa një postim në rrjetet sociale nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të martën, i cili sfidonte raportimin mbi një intervistë të zhvilluar të hënën me ministrin e Jashtëm të vendit, Ferit Hoxha, intervistë që shkaktoi debat politik në Itali.

Intervista fokusohej në deklaratën e Hoxhës se marrëveshja Itali–Shqipëri për emigracionin nuk do të zgjatet pas vitit 2030, sepse deri atëherë Shqipëria pret të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht në shtypin italian, nga ‘La Stampa’ deri te ‘Corriere della Sera’. Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani. u tha gazetarëve: “2030 është shumë larg; le të fokusohemi te ajo që duhet të bëjmë tani”.

Rama shkroi online: “Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po na kontaktojnë për një citim të pasaktë të raportuar nga një media… dua të ritheksoj qartë dhe shpresoj njëherë e mirë, se protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia e dëshiron”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni iu përgjigj postimit me një “Grazie Edi”.

Për saktësi, ja çfarë tha Hoxha, fjalë për fjalë: “Po ju them se pas pesë vitesh, kur Shqipëria të anëtarësohet, kjo nuk është më territor ekstraterritorial. Është territor i Bashkimit Europian. Së pari, është për pesë vite dhe nuk jam i sigurt se do të ketë zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Europian”.

‘Raportuesi’ shprehet gjithashtu se do të ishte i gatshëm t’i dërgonte kryeministrit një kopje të transkriptit, nëse ai dëshiron ta shohë.

About Redaksia

Check Also

“Partizani”/ Malltezi sjell faktet dhe dokumente për sajimet e Bollinos: Ballën e ka lënë kujtesa…

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në …