Gafat e ministrit të jashtëm Ferit Hoxha që i kanë hapur punë shefit të vet…

Në më pak se 100 ditë në detyrë, ministri i jashtëm, duke u përpjekur t’i shërbejë shefit e ka zhytur atë në polemika të panevojshme

Edi Rama është detyruar të futet në një zinxhir polemikash me adashin e tij gazetar Eddy Wax, për të amortizuar gafën e radhës së ministrit të jashtëm, Ferit Hoxha. Ky i fundit në një intervistë për “Euractiv” pati lënë të kuptohet se marveshja për pritjen e refugjatëve mes Italisë dhe Shqipërisë do të përfundonte pas pesë vitesh. Pavarësisht nga interpretimi që i ka bërë asaj shefi i diplomacisë shqiptare, kjo nuk është polemika e parë që Hoxha ndez, që kur ai u emërua si ministër, në fund të shkurtit të këtij viti.

Në më pak se 100 ditë në detyrë ai ka prodhuar një seri gafash që i kanë hapur jo pak punë shefit të vet.

Në një përpjekje servile ti shrbyer kryemnistrit, ai krijoi një problem të madh me qeverinë e Kosovës dhe me ministren e drejtësisë të këtij vendi, Donika Gërvalla. Ajo i ishte kundërvënë publiksht editorialit të përbashkët Rama Vuçiç, të cilët në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i kërkonin BE anëtarësim në hapësirën Shengen dhe Tregun Unik, por pa të drejtë vetoje dhe pa pasur ministra në Komision dhe eurodeputetë në parlament. Gërvalla e goditi këtë nismë: “Nuk duhet të ketë për Shqipërinë alternativa me Serbinë që nuk kalojnë nëpër Kosovë. Rruga nga Tirana për Beograd çon nëpër Prishtinë, edhe gjeografikisht, edhe ekonomikisht, edhe në çdo aspekt. Kështu, secili kryeministër apo president shqiptar që e harron këtë, ta dini që në afatgjatë ka për të bërë gabime të mëdha që kanë për ta dëmtuar kombin tonë më shumë”, tha ajo për televzionin publik të Prishtinës.

Vetëm dy ditë pas kësaj interviste të Gërvallës, Ferit Hoxha, organzoi në 19 mars një mbledhje online me ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në vendet e rajonit për ti urdhëruar atyre ndalimin e çdo vizite zyrtare të minstres kosovare në Tiranë. “Si mundet të guxojë ajo të kritikojë kryeministrin tonë”, ka thënë ministri i jashtëm duke shtuar: “Duhet të bëni kujdes që Gërvallës mos i krijohet asnjë mundësi për takim zyrtar në Shqipëri”.

Natyrisht këtë hakmarrje ndaj Gërvallës, Hoxha nuk e bëri pa urdhër, por faji i tij qe se ai la gjurmë. Çështja u bë aq e madhe, nixti aq shumë rreagime si në Prishtinë dhe në Tiranë, sa ambasadori ynë në Kosovë u detyrua ta mohojë formalisht.

Të njëjtin pakujdes për të mos shkaktuar skandale, Hoxha tregoi me të njëjtin grup ambasadorësh, kur foli për shqiptarët e Maqedonisë. Aty po diskutohej për një artikull të gazetës Nova Makedonia për Edi Ramën kur ministri shkroi: “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë”. Natyisht, epiteti i adresohej koalicionit Vlen në pushtet, me të cilët qeveria e Tiranës, që mbështet opozitën e Ali Ahmetit, nuk i ka marëdhëniet të mira. Ndonëse pasi u bë publik, Hoxha e fshiu mesazhin edhe në Tiranë edhe në Tetovë ky incident ngriti tallaze të mëdha.

Po i njëjtë ka qenë reagimi edhe ndaj deklaratës së fundit që ngjalli keqkuptimet se protokolli me Italinë mund të mos rinovohej pas 5 viteve. Hoxha deklaroi gjatë intervstës me Euractiv se: “Pas pesë vitesh, kur Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk do të jetë më territor ekstraterritorial. Do të jetë territor i Bashkimit Evropian. Së pari, është për pesë vite dhe nuk jam i sigurt se do të ketë zgjatje. Së dyti, nuk do të ketë zgjatje sepse ne do të jemi anëtarë të Bashkimit Evropian.”

Këto deklarata u pasqyruan gjerësisht në shtypin italian, nga La Stampa deri te Corriere della Sera. Ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, i vënë përballë presionit të gazetarëve u detyrua të mbrohet: “Viti 2030 është shumë larg; le të përqendrohemi te ajo që duhet të bëjmë tani.”

Trysnia që erdhi në Tiranë pasi kaloi nga zyra e Giorgia Melonit, e vuri Ramën në siklet që të mbrohej duke e hedhur peshën e fajit mbi citimin e pasaktë të gazetarit. Ai shkroi në “X”:

“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media … le të ritheksoj, qartë dhe shpresoj përfundimisht, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia dëshiron.”

Por gazetari Eddy Wax, u përgjigj flakë për flakë: “Do të isha i lumtur t’i dërgoja një kopje të transkriptit kryeministrit, nëse ai dëshiron ta shohë”, dhe më pas e nxori të plotë atë.

Falë keqkutimit që krijoi deklarata e ministrit të tij të jashtëm dhe tentativës së Ramës për ta kamufluar duke mashtruar, kryemnstri u detyrua të përgjgjet për herë të tretë: “tani që ti me bujari publikove transkriptin e plotë, është krejtësisht e qartë se citimi i shkurtuar ishte mjaftueshëm çorientues që kushdo me një interes ideologjik të caktuar ta përdorte sipas dëshirës së vet”, shkroi Rama duke dashur të fashisë andrallën e radhës që i ka hapur Ferit Hoxha në më pak se 100 ditë në detyrë./ Lapsi.al

About Redaksia

Check Also

Këlliçi: Zhytja e Durrës Marina nxjerr në pah aferën më të rëndë të Edi Ramës!

Nga Belind KELLIÇI Emisioni Piranjat në Syri TV, ka zbuluar se si projekti personal i …