Si u arrestuan turistët italianë në protestën e opozitës

Pyetja ne polici: Ditën e sotme jeni shoqëruar në komisariatin e policisë numër 2 Tiranë, pyetja që i bëhet qytetarit të huaj, pasi dyshoheni se keni goditur me sende të forta gurë, tulla, në drejtim të forcave të policisë dhe objekteve të rëndësisë së veçantë, çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë ngjarje? Dhe keni thirrur Rama ik.

Përgjigja: Dua të deklaroj se unë me shokun tim, shtetasin Busli, kam ardhur ditën e sotme në Shqipëri rreth orës 15:15, dhe kemi marrë një apartament me qira në zonën e qendrës. Kemi qenë duke shëtitur nëpër Tiranë dhe në një zonë kemi parë që ishin grumbulluar shumë persona dhe po protestonin.

Në këtë protestë kemi njohur një grua nga Italia dhe kjo grua na ka shpjeguar se çfarë po ndodhte dhe pastaj ngelem aty, drejt në protestë. Pas disa kohësh i kam dhënë telefonin tim disa personave që të na bënin foto dhe këta persona na shoqëruan me forcë në furgonin e policisë.

Berisha- Shikoni sa, kanë futur agjentë të policisë private. Dhe tani duhet të jemi shumë vigjilentë, ku t’i gjejmë, ku t’i shohim midis nesh, t’ju tregojmë vendin. Shi, shikoni ç’kanë bërë. I ka dhënë, edhe i kanë marrë me, futur në furgonin e policisë. Në këtë protestë thjesht po qëndronim për qejf dhe nuk kemi bërë asnjë veprim kundrejt asnjë personi.

Pyetje: A keni goditur në drejtim të punonjësve të policisë me sende të forta?

Përgjigje: Nuk kemi hedhur asnjë send në drejtim të policisë. Kam marrë sende në tokë, por nuk i kam hedhur në drejtim të asnjë personi dhe kam parë që shumë persona merrnin sende nga toka dhe i hidhnin në drejtime të ndryshme. Po unë jo.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të shtuar?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të shtuar dhe procesverbalin, pasi e lexova dhe rezultuan, dhe rezultuan thëniet e mia, e firmos pa vërejtje.

Berisha-Tani, ky është procesverbali që ta dini ju, ta dinë shqiptarët. Këta janë ata të kontraktuarit. Domethënë çfarë tregon kjo? Ky është një skenar i Skënder Ballukut, në mënyrë që ta paraqes protestën si një protestë në të cilën Partia Demokratike ka marrë dhe mercenarë për këto dhe për ato.

Këta janë të aftë të inskenojnë çdo gjë, por fundin e kanë në turpin e historisë. Edi Rama është gangrena e keqe e këtij vendi që duhet të shkulet sa më parë dhe ne do ta shkulim atë.

About Krye Redaktor

Check Also

Koordinatori i ri i krimit i emëruar nga Balluku/ Përgjimet e diplomatëve të huaj dhe kundërshtarëve të Ramës

Denoncimi i Kryetarit të PD, Sali Berisha Belinda Balluku ka zëvendësuar në një masë të madhe …