Berisha: Lubia nënkuptohet në çdo paragraf të rezolutës! Kjo rezolutë fakton konsekuencën e PD ndaj procesit të integrimit

Osman Stafa, NEWS24: Zoti Berisha, prej muajsh një nga kauzat tuaja publike janë edhe denoncimet kundër Belinda Ballukut, madje keni deklaruar se çështja e saj, bllokimi që Edi Rama i bëri drejtësisë, i ka kushtuar Shqipërisë dhe po i kushton procesin e ngadalësuar të integrimit ose bllokimin e saj, ndërkohë në rezolutën që keni miratuar ditën e djeshme me PS nuk e pamë fare emrin e Ballukut apo çështjeve të tjera që ju lidhni edhe familjen e kryeministrit, AKSHI-n, të shkruar apo të propozuar të paktën?

Sali Berisha: Në mënyrë absolute në atë rezolutë nga rreshti i parë tek i fundit, nuk shprehet asnjë vlerësim, edhe më i vogël qoftë për punën e parlamentit dhe të qeverisë në procesin e integrimit, siç mund ta konstatosh.
Por, plotësisht dakord me ty. Meritonin edhe ato të ishin, por atëherë rezolutë nuk do kishte.
Ato janë me vetëkuptim në çdo paragraf.
Lubi Balluku është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve.
Olta Xhaçka është me vetëkuptim aty ku kërkohet zbatimi i vendimeve të institucioneve.
Roli qendror i parlamentit është trajtuar në disa paragrafe ku është kërkuar të merret sepse nuk ekziston.
Kërkesat ndaj qeverisë janë parashtruar sepse ajo nuk ka asgjë në atë fushë.
Dhe në fund konkludohet që integrimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritë, ashtu siç ka kërkuar PD gjithnjë.
Pra, është e vërtetë ajo që thoni, por është e vërtetë se me nënkuptim janë në çdo paragraf.
Përndryshe nuk do kisht rezolutë.
Por ne besojmë se ajo rezolutë paraqet në njëfarë aspekti, duke zhveshur totalisht nga çdo pretendimi i gjer sotshëm i parlamentit dhe qeverisë, përbën një qëndrim të opozitës, e cila prej dy vitesh ka një deklaratë.
Deklarata e saj është kjo: që ne mbështesim plotësisht procesin e integrimit, por theksojmë se Shqipëria përveç kriterit gjeopolitik, që është një kriter shumë i rëndësishëm, nuk plotëson asnjë kriter tjetër.
Në qoftë se e lexon me këtë sy atë rezolutë, kjo që kemi shprehur dy vite më parë, mishërohet në çdo paragraf të saj.
Në rast se do të kërkonim që tek AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, të dilte emri i Linda Ramës krahas Mirlindës, tek Lubi Balluku, Edi Rama dhe të tjerë, sigurisht Edi Rama nuk i lejonte kurrë ata që ta votonin.
Por ata votuan një rezolutë, e cila nga alfa tek omega shtron kërkesa dhe nuk ka asnjë vlerësim të vetëm për punën e qeverisë dhe parlamentit në drejtim të integrimit.
Përkundrazi në çdo frazë bën të qartë problematikat e mëdha të cilat duhet të adresohen gjer tek denoncimi që i bëhet përpjekjes Rama-Vuçiç për rrugët e tjera të integrimit.
Nga ana tjetër, rezoluta fakton para shqiptarëve edhe njëherë konsekuencën e PD ndaj procesit të integrimit.
Ndaj integrimit të bazuar në meritë, në performancë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Belinda ka dosje për Ulziun dhe të gjithë eksponentët e PS! Atë çfarë ndodhi në zyrën e Ramës e di dhe Peleshi

Marsi Korreshi, SYR ITV: Brenda Partisë Socialiste janë trazuar pak gjakrat. Përveç përplasjes tashmë të …