Berisha: Kjo është kohë beteje! Është e vështirë, por është absolutisht e fitueshme!

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se vendi ndodhet përballë sfidave të mëdha kombëtare. Ai e vendosi këtë periudhë në një krahasim historik me vitin 1990, duke kujtuar qëndresën dhe ndryshimet e asaj kohe, ndërsa argumenton se edhe sot nevojitet një mobilizim i ngjashëm shoqëror.
Berisha ndalet veçanërisht te çështjet demografike, emigracioni dhe gjendja ekonomike, ku u shpreh se Shqipëria po përballet me rënie të lindshmërisë, mungesë të fuqisë punëtore dhe vështirësi në jetesën e pensionistëve.
Në përfundim, ai bëri thirrje për mobilizim politik dhe qytetar, duke e përshkruar betejën e opozitës si të vështirë, por të fitueshme, dhe duke theksuar bindjen se “të pamposhturit nuk mund të mposhten”.

Berisha: Koha është kohë beteje.
Në vitin 1990, Shqipëria fitoi se këta burra qëndruan të pamposhtur.
Qëndruan të pamposhtur me besim të madh se mbrojnë një kauzë të drejtë.
Dhe me qëndresën e tyre, në fakt shënuan kthesën e madhe në historinë tonë.
Sot jemi në kushte shkatërrimi kombëtar në rrafshin demografik si kurrë më parë.
Sot kombi ynë ka atë numër lindjesh që kishte 100 vite më parë.
Sot nuk ka krah pune sepse ikin, ikin, ikin.
Të tjerë vijnë dhe Shqipëria është shndërruar në një trampolinë, nga të gjitha kontinentet vijnë punojnë dy-tre muaj dhe ikin në Evropë.
Tallet me pensionistët.
Ka një ligj që e detyron qeverinë të indeksojë pensionet. Jo, nuk e zbaton kurrë.
Ka gjetur bonuset e turpshme, në një kohë kur kostoja e jetesës nga viti 2022 gjer sot është rritur 60 përqind.
Pensionistët herën e fundit morën bonusin për dy kile domate, 8 euro. Cinizëm, pashpirtësi.
Kohë kushtrimi.
Kohë e cila fton çdo shqiptar të ngrihemi, të vazhdojmë të pamposhtur këtë betejë.
Kauza jonë është e drejtë siç ishte kauza e juaj në vitin 1991.
Beteja jonë është e vështirë, por është absolutisht e fitueshme.
Gjë në botë që të mposhtë të pamposhturit, nuk ka.
Ne do fitojmë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ky është kilometri i fundit! Tani ne duhet të fitojmë përfundimisht betejën për votën e lirë!

Liman Lama: Përshëndetje Doktor, a mund të na thoni se sa metra ka kilometri i …