Berisha: Ne nuk votojmë kundër integrimit sepse është çështje e shqiptarëve, por rruga duhet të jetë e bazuar në meritë

Pyetje: Doktor, përshëndetje. Rezoluta PD-PS për integrimin, ngjan si një frymëmarrje që i jepet Ramës. Mund të na sqaroni diçka më shumë? Faleminderit.

Sali Berisha: Po, faleminderit. Rezoluta PD-PS shpreh atë që ne si Parti Demokratike kemi deklaruar gjithnjë, siç e dini ju, që ne mbështesim procesin e integrimit, ndonëse theksojmë se përveç kriterit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter.
Dhe ju lutem, rikujtojeni këtë, këtë qëndrim tonin, këtë tezë kryesore tonën. Pse është kjo? Ta zbërthejmë pak.
Pas luftës në Ukrainë dhe disa ndryshimesh të tjera, në Bruksel u krijua opinioni se Ballkani perëndimor duhet të integrohet pa vonesë, të themi. Dhe u krijua përshtypja se po sakrifikohet platforma e integrimit bazuar në meritë, për shkak të predominimit të prevalencës të faktorit gjeopolitik.
Ne, duke thënë të vërtetën, themi jemi dakord për integrimin, por përveç faktorit gjeopolitik, Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Në qoftë se lexon, i dashur mik, rezolutën dhe unë njerëzisht ju kërkoj ta lexoni, nga rreshti i parë tek rreshti i fundit nuk gjeni absolutisht asnjë vlerësim për punën e parlamentit apo të qeverisë. Zero.
Nga rreshti i parë tek rreshti i fundit, rënditen kërkesa, detyra për parlamentin dhe qeverinë. Pra, në qoftë se ne insistojmë që për të ecur drejt integrimit duhet të ketë një performancë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe në performancë, unë besoj se kështu ne mbrojmë interesat e qytetarëve.
Nga ana tjetër, nuk guxuan kundërshtarët tanë të mbrojnë qoftë dhe një arritje të vetme të tyre.
Lexojeni, por unë dua t’ju them ju, në qoftë se nesër do të pyeteshin se pas pesë muajsh Shqipëria do të integrohet në Bashkimin Europian kështu siç është, ne nuk votojmë kundër integrimit të Bashkimit, sepse kjo nuk është çështje e luftës ndërpartiake, kjo është çështje e shoqërisë shqiptare, kombit shqiptar, duke, duke insistuar se integrimi duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe mundësisht, lexoni dhe lexoni dhe paragrafin e fundit të rezolutës, e cila përfundon se ky proces duhet të jetë i bazuar në meritë.
Kjo është e vërteta e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: “Durrës Yacht Marina” është e lidhur me vjedhjen e tmerrshme që u bënë miliarda eurove në atë vend

Shyqyri Myrtollari: Doktor, përshëndetje! Në Durrës, ‘Yacht Marina’ po ndërtohet me kosto 450 euro, ndërkohë …